Home / Kryesoret / Bylbyli i BDI-së apo VMRO-së gabimisht informoi Top Channel-in në Shqipëri, për arritjen e një marrëveshje mes Gruevskit dhe Ahmetit!?
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-03 08:29:01Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Bylbyli i BDI-së apo VMRO-së gabimisht informoi Top Channel-in në Shqipëri, për arritjen e një marrëveshje mes Gruevskit dhe Ahmetit!?

Një precedent i rëndë mediatik e politik shoqëroi orët e fundit të mandatit të Gruevskit për të formuar qeverinë e re, teksa ishte në pritje të përgjigjes nga BDI ku gjithë opinioni gati se ishte e bindur për arritjen e një marrëveshje mes Gruevskit dhe Ahmetit.

Ende pa përfunduar mbledhja në BDI dhe marrja e vendimit nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti se më kë do të formoj qeverin e ardhshme, Top Chanel nga Tirana publikoi lajmin se BDI veçse është vendosur për arritjen e një marrëveshjeje mes BDI dhe VMRO-së, dhe shkuarjes pra drejt një qeverie të përbashkët, duke u shoqëruar kjo dhe me detajin e 8 ministrive dhe të kreut të parlamentit marrë nga shqiptarët, e sigurisht dorëzimit të kreut të VMRO-së ndaj kërkesës për dygjuhësi, e vënë kjo si kusht në Platformën e përbashkët.

Ja çfarë shkroi Top Channel nga Tirana: “Burime për Top Channel bëjnë me dije se 8 ministri, një prej të cilave Ministria e Brendshme, do t’i shkojnë BDI-së, e cila do të marrë gjithashtu për herë të parë edhe postin e kreut të Kuvendit.”

Por pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë qendrore të BDI-së, zëdhënësi i kësaj partie Bujar Osmani ka përgënjeshtruar se është arritur marrëveshja me Gruevskin dhe kjo befasoi mbarë opinionin, e sidomos ata në Shqipëri si Top Chanel që ishin të sigurt për një arritje të marrëveshjes, siç thanë nga ky televizion nga burime të sigurta brenda BDI-së.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal jo zyrtarisht mëson se Top Chanel këto informata i ka marrë nga një zyrtarë i lartë i BDI-së që ishte prezent gjatë mbledhjes së kryesisë qendore, ku ky i fundit në mënyrë të vazhdueshme ka agituar te kryetari Ahmeti që Gruevskin ta zgjedhë si partner koalicioni për formimin e qeverisë së re, përkundër mllefit të shqiptarëve që kanë ndaj ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Zhurnal jo zyrtarisht mëson se gjatë mbledhjes një “bylbyli” ka dërguar informata te televizioni Top Chanel me të vetmin qëllim që ta bëjë edhe më të afërt marrëveshjen e arritur me VMRO-në edhe pse një gjë e tillë ishte shumë larg dhe aspak e vërtetë, sepse shumica e antarëve të kryesisë qendore të BDI-së ishin kategorikisht kundër një koalicionimi të mundshëm me ish kryeministrin Nikolla Gruevski.

Jo zyrtarisht mësohet se janë dërguar edhe informata te e përditshmja maqedonase “Dnevnik” ku e njejta nga burime brenda BDI-së ka shkruar se tre nënkryetarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Nevzat Bejta, Izet Mexhiti dhe Teuta Arifi se kinse këta të fundit kanë qenë shkaktarët kryesorë që ka dështuar marrëveshja mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për formimin e qeverisë së re.

Por ajo që bie në sy është se gazeta Dnevnik thirret në burime të sigurta brendapartiake duke i shpalosë të gjitha bisedat gjatë mbledhjes së mbajtur në Reçicë të Vogël, natën kur duheshte të vendoste se a do bëjnë koalicion me VMRO-në apo jo.

Por kush është ai “bylbyl” person që i ka shpalosur “friksimet” e tre nënkryetarëve të BDI-së që kanë qenë rreptësisht kundër këti koalicionimi?

Pse “bylbyli” në menyre “EXPRESS”-e, po tenton të ofrohet me mediat në rajon? Mbetet të shohim se a janë ambiciet e tij për ndonjë post kyç në ekzektuiv për ministër, apo do të shkon edhe më larg të kërkoj postin e zv/kryeministrit?

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *