Home / Kryesoret / Çfarë pasurie kanë deklaruar deputetët e Lëvizjes Besa?
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-06 10:12:42Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Çfarë pasurie kanë deklaruar deputetët e Lëvizjes Besa?

Në kuadër të deklarimeve të pasurisë nga ana e funksionarëve shtetërorë tek Agjencioni kundër korupsionit, edhe deputetët e Lëvizjes Besa nuk janë keq në këtë drejtim, shkruan Zhurnal.

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në emër personal ka lajmëruar dy llogari personale mirëpo nuk ka dhënë shifra, një hua prej 2.6 milion denarë, ndërkohë që në emër të prindërve ka lajmëruar tokë në vlerë prej 3.2 milion denarë, shtëpi 8.1 milion denarë, tokë 600 mijë denarë, makinë 12 mijë euro, ari të cmuar në emër të bashkëshortes në vlerë prej 1.2 milion denarë etj.

Afrim gashi, në emër të tij nuk ka pasuri të paluajtshme. Në emër të prindërve ka paraqitur një apartament në Shkup prej 60 m2, shtëpi në procedurë legalizimi dhe tokë në procedurë të transformimit. Vozitën veturë Renault Vel në vlerë prej 300 mijë denarë.

Fadil Zendeli në deklarimin e tij të pasurisë në emër personal ka deklaruar një kredi ndërsa në emër të prindërve një apartament në Gostivar. Vozitën makinë Shevrloet Orlando në vlerë prej 600 mijë denarë.

Teuta Bilalli në emër personal nuk ka deklaruar asgjë, në emër të prindërve ka deklaruar apartament, shtëpi, tokë bujqësore ndërsa në emër të bashkëshortit veturë BMë.

Zeqirija Ibrahimi në emër personal nuk ka pasuri të paluajtshme, ka lajmëruar një apartament 68m2 në Shkup si pasuri e përbashkët, vozitën makinë Toyota në vlerë prej 650 mijë denarë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *