Home / Kryesoret / Çfarë përmban dokumenti që Zaev ia dërgoi Ahmetit
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-14 12:13:14Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Çfarë përmban dokumenti që Zaev ia dërgoi Ahmetit

LSDM po fsheh se çfarë përmban dokumenti nga Bihaçka që mbrëmë u dërgua në Reçicë të vogël. Nga partia për mediat të cilët konsiderohen si të afërta dhe të njejtat finansohet nga Soros kanë treguar se atë se çfarë i kanë dërguar Ahmetit do ta publikojnë vetëm pasi të marin mandatin, shkruan Press24, transmeton Zhurnal.

Kjo nuk është asgjë e re në komunikimin e LSDM-së me qytetarët. Edhe pse partia prezantoi një fotografi se është e hapur për opinionin dhe se nuk ka problem të filtrojë informata për pozitat e tyre, deri në këtë moment, më tepër se dy muaj pas publikimit të platformës shqiptare nga LSDM thonë se qëndrimin do ta tregojnë pas marjes së mandatit.

Për një pjesë e ekspertëve kjo është një përpjekje e LSDM-së që të mbrohet nga një mos sukses eventual në bisedimet me BDI-në, gjegjësisht të mos del publikisht çfarë ka pranuar Zaev, dhe në fund kjo të jetë e kotë, nëse BDI nuk pranon koalicionin.

Heshtje në Reçicë të vogël. Zëdhënësi Bujar Osmani nuk paraqitet në cellular, ndërsa njejtë po sillen edhe bashkëpartiakët e tij. Nga partitë më të vogla shqiptare informojnë se sot me Ahmetin do të takohen ku do t’ia prezantojnë se çfarë kanë marrë nga Zaev. Pas këssaj pritet që ata të krijojnë një qëndrim dhe t’ia kthejnë përgjigjen liderit të LSDM-së. Kur  do të ndodhë kjo, askush nuk e di, duke pasur parasysh që dokumenti i Zaevit që ia dërgoi Ahmetit nuk parasheh asnjë afat, shkruan Press24.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *