Home / Shëndeti / Cistat e vezoreve, shkak për lindjen e fëmijëve autikë?!

Cistat e vezoreve, shkak për lindjen e fëmijëve autikë?!

Nënat të cilat vuajnë nga sindroma policistike e vezoreve janë më të rrezikuara që të lindin fëmijë autikë.

Në këtë përfundim ka arritur një studim suedez i kryer në vitin 2015. Ky studim është i pari që ka zbuluar këtë lidhje dhe mbështet teorinë që ekspozimi i hershëm ndaj hormoneve të seksit mund të luajë një rol të rëndësishëm në rrezikun për zhvillimin e autizmit te fëmijët.

Sindroma policistike e vezoreve është një sëmundje ku çrregullimi hormonal mund të shkaktojë ndryshime në ciklin menstrual, cistet e vezoreve, probleme me ngeljen shtatzënë dhe probleme të tjera shëndetësore. Ajo prek 5-15% të grave të moshës së re. (Lexoni – Shenjat paralajmëruese të sindromës policistike të vezoreve).

“Zbuluam se diagnoza e sindromës policistike të vezoreve te nëna rrit rrezikun e autizmit te pasardhësi me 59%”, thotë autori kryesor i studimit, Kyriaki Kosidou, nga departamenti i shkencave të shëndetit publik tek Instituti Karolinska në Stokholm.

Gjatë studimit u vëzhguan rreth 24 mijë fëmijë autikë të lindur në Suedi mes viteve 1984-2007. Hulumtuesit shkencorë më pas i krahasuan ata me 200 fëmijë të tjerë pa probleme me zhvillimin mendor.

“Rreziku i autizmit është më i madh tek nënat të cilat vuajnë si nga sindroma policistike e vezoreve ashtu edhe obeziteti, një gjendje e zakonshme e kësaj sindrome që lidhet më shumë me rritjen e androgjeneve.

Androgjenët janë hormone seksuale përgjegjëse për zhvillimin e karakteristikave mashkullore. Këto hormone luajnë gjithashtu një rol në zhvillimin e trurit dhe sistemit nervor qendror. Gratë me sindromën policistike të vezoreve kanë nivele më të larta të androgjeneve, madje edhe gjatë shtatzënisë.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *