Home / Lajme / Maqedoni / Cucullovski: Zgjidhje e vetme janë zgjedhje të reja
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-07 09:15:20Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Cucullovski: Zgjidhje e vetme janë zgjedhje të reja

Nga kjo apori kushtetuese dhe ligjore e vetmja mënyrë për dalje nga kriza janë zgjedhje të reja. Kështu ka shkruar në profilin e tij në Facebook profesori universitar Lubomir Cucullovski. Ai ka shkruar për situatën e cila gjendet vendi pas zgjedhjeve të mbajtura më 11 dhjetor.

Më poshtë e keni postimin e plotë të profesorit Cucullovski

“Disa herë në postimet e mia kam theksuar se Kushtetuta e Maqedonisë vuan nga një mungesë e një pjese në të cilën përcaktohet mënyra për të marrë mandatin, gjegjësisht në atë pjesë ku përcaktohen kushtet për formimin e qeverisë së re, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve.
Në nenin 90 themeluesit e Kushtetutës, nuk kanë paraparë mundësi të dytë për dhënien e mandatit, nëse pas shansit të parë dhënia e mandatit nuk arrihet deri te formimi i qeverisë. Kjo pjesë është katastrofë, gjë për të cilën themeluesit e Kushtetutës duhet të kërkojnë falje publike. Së paku këtë mund ta bëjnë për paratë që kanë fituar. Nga kjo apori kushtetuese dhe ligjore e vetmja mënyrë për dalje nga kriza janë zgjedhje të reja. Janë të kota kërkesat për të dëgjuar mendimet e disa ekspertëve të huaj për ligjin kushtetues (për shembull, mendimi i Profesor Klares Flores Huberijas nga Universiteti i Valencias), sepse, nëse mbështetemi tek  Kushtetuta dhe ligjet , nuk mund të  ofrojnë asgjë tjetër përveç zgjedhjeve të reja. Përpjekjet e disa “njerëzve të ditur”  për të thirur në praktikën e deritanishme ( kështu ka qenë edhe në të kaluarën), nuk janë asgjë tjetër veçse pezullim i Kushtetutës. Kjo do të thotë se Maqedonia vazhdon të funksionon pa Kushtetutë dhe ligje.  Kjo, nga ana tjetër, sjell direkt në vullnetarizmin, e cila nuk është larg autokracisë, arbitrariteti dhe çfarëdo lloji të anarkisë. Nëse partitë në vend, duke përfshirë këtu edhe presidentin e shteitit- pa marrë parasysh orientimin ideologjik apo orientim tjetër duan të veprojnë më përgjegjësi dhe seriozë, atëherë duhet të ndërpresin këtë komedi e ashtuquajtur formim i qeverisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *