Home / Lajme / Maqedoni / Daçiq erdhi në Shkup, por nuk tregoi se a gjendet në Maqedoni apo në IJRM
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-09 11:24:31Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Daçiq erdhi në Shkup, por nuk tregoi se a gjendet në Maqedoni apo në IJRM

Në mbledhjen ministrore në Shkup mori pjesë edhe ministri serb për punë të jashtme, Ivica Daçiq i cili para një muaji tha se Serbia ka bërë gabim të madh me pranimin e Maqedonisë nën emrin kushtetues, sepse Maqedonia e pranoi Kosovën dhe e mbështeti anëtarësimin e Prishtinës në UNESCO, transmeton Zhurnal.

“Serbia bëri gabim të madh. E gjithë Europa dhe e gjithë Bota e përdorin emrin e mëparshëm “Ish Republika jugosllovene e Maqedonisë”, ndërsa ne i dhamë shuplakë vllezërve tanë grek dhe tani presim nga Grekët që most ë pranojnë Kosovën, ndërsa ne pranuam Maqedoninë, duke ofenduar Grekët, ndërsa ata, Maqedonasit gjithnjë votojnë për Kosovën. Un patjetër të them se jemi budallenj”, tha Daçiq në intervistën për gazetën serbe Vesnik.

Atëkohë gjithashtu tha se vendi  i tyre në marrëdhëniet bilateral me Shkupin edhe më tej do të vazhdojë me emrin Maqedoni, por në atë multilateral do të përdorë emrin që përdoret në UE dhe në KB, “IJRM”.

Përndryshe, mbledhja joformale e ministrave për punë të jashtme për energjetikë nga Ballkani Perëndimor po mbahet në Ministrinë e punëve të jashtme, ndërsa në seancën e parë plenare, përveç Daçiqit, marrin pjesë edhe ministrat e punëve të jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, Enver Hoxha i Kosovës dhe më vonë do t’iu bashkangjitet edhe eurokomesari Hahn, mbledhje të cilën e paralajmëroi në Twiterr me mesazhin:

“Këshilli ministror i vendeve perëndimore ballkanike, për tu nxitur tregu rajonal, siguri në furnizim, burime të pastëra dhe të gjelbërta”.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *