Home / Lajme / Maqedoni / DBM kërkon shkarkimin e kongresmenit Rorabacher
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-08 09:00:16Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

DBM kërkon shkarkimin e kongresmenit Rorabacher

Diaspora e bashkuar maqedonase konsideron se sulmi i papërgjegjshëm i kongresmenit Dana Rorabacher, përfaqësuesit nga Kalifornija,  kundër Maqedonisë dhe thirja e tij për ndarjen e vendit, është turp nga ana e tij dhe nga votuesit si dhe partia dhe bëjnë thirje deri tek kryetari i Kongresit, Pol Rajan dhe lideri i shumicës së Kongresit, Kevin Mekarti që urgjentisht të shkarkohet nga posti i tij.

Nga Diaspora bëjnë thirje që edhe Presidenti Donald Trump të kritikojë kongresmenin në fjalë dhe komentet e tij, ndërsa maqedonasit që jetojnë në Amerikë ti kontaktojnë përfaqësuesit dhe liderët  kombëtarë dhe të kërkojnë përgjegjësi nga kongresmeni.

Ata më tej shtojnë se thirrja e tij është qesharake dhe jashtëzakonisht e rrezikshme. Ai u zgjodh sipas  premtimit për një epoke të re duke u bazuar në principin e nivelit të reduktuar të intervenimit së bashku me luftën kundër terrorizmit radikal islamik dhe respektimin për sovranitet ndërkombëtar.

Por, në vend të kësaj, Rorabacher është angazhuar për planet e terroristëve të vitit 2001, dhe si një aleat I rëndësishëm i SHBA-ve dhe rajonit ai do të shkatërojë, theksojnë nga Diaspora e bashkuar maqedonase.

Ndryshe kongresmeni Rorabacher në një intervistë për “Vizion plus” ka deklaruar se Maqedonia nuk është shtet më vete dhe se e njejta duhet të ndahet në disa pjesë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *