Home / Lajme / Botë / Dëbohet nëna e dy fëmijëve që jetoi 22 vjet në SHBA

Dëbohet nëna e dy fëmijëve që jetoi 22 vjet në SHBA

Një grua meksikane, e cila jetoi për plot 22 vjet ilegalisht në SHBA, është riatdhesuar.

Shtatë protestues janë arrestuar teksa përpiheshin të bllokonin makinën që po e merrte atë nga zyra e emigracionit në Phoenix, Arizona.

Guadalupe Garcia de Rayos, tashmë 36-vjeçare, jetonte në Amerikë që prej moshës 14-vjeçare dhe lindi dy fëmijë atje.

President ii ri amerikan, Donald Trump, është zotuar se do të dëbojë të gjithë emigrantët me rekorde kriminale. Garcia de Rayos akuzohet se ka përdorur dokumente false për t’u punësuar.

Bashkëshorti dhe dy fëmijët e saj adoleshentë mbeten në SHBA.

Meksikania u shpall fajtore në vitin 2009 ndërsa në vitin 2013 u arrestua dhe iu dha urdhri i largimit nga vendi, por fillimisht u lejua të qëndronte në SHBA si pasojë e politikave të Presidentit Obama lidhur me ata që kishin përdorur dokumente false dhe kishin hynë në vend kur ishin fëmijë.

Ajo u shoqërua në polici të mërkurën dhe u dërgua më pas tek zyra e emigracionit për t’u dëbuar nga vendi.

“Është e papranueshme ta shikoj mamanë time në atë makinë,” tha vajza e saj, Jaqueline, 14-vjeçare.

Është e tmerrshme tha ajo, dhe shtoi se askush nuk duhet ta kalojë dhimbjen e largimit të së ëmës.

Guadalupe Garcia de Rayos u arrestua pak ditë pasi Trump nënshkroi urdhrin ekzekutiv që parashikonte disa rregullime në rregullat e depërtimit.

Edhe presidenti Obama më parë kishte dëbuar rreth 2.5 milionë emigrant të paligjshëm nga SHBA mes viteve 2009 dhe 2015.

Rreth 11 milionë emigrant vlerësohet se jetojnë ilegalisht në SHBA. /tvklan.al

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *