Home / Kryesoret / Demë Shehu: Shenasi Memedi ishte “njeri i BDI-së”

Demë Shehu: Shenasi Memedi ishte “njeri i BDI-së”

Në seancën e sotme, Demë Shehu i akuzuar në rastin e Kumanovës, tha se pjesëtari i shërbimit sekret Shenasi Memedi, të cilin e përmendën edhe pesë të tjerë të akuzuar, si person i përfshirë në inskenimin e rastit të Kumanovës, kishte qenë, person i besueshëm i BDI-së dhe Ali Ahmetit, i cili madje kishte transportuar Begun dhe Mirsadin, vazhdimisht gjatë fushatave zgjedhore, raporton SHENJA.

Shehu tha se ka qenë dëshmitarë, i një vizite të Shenasi Memedit, Begut deh Mirsadit, në selinë e BDI-së në Reçicë, dhe kishte dëgjuar madje edhe plane që Shenasi Memedi të bëhet zv/ministër i brendshëm, por se Ali Ahmeti kishte thënë se nuk bënë se ky “ka vrarë shumë nëna shqiptare”, raporton SHENJA.

Shehu tha se disa ditë para se të hynin në Maqedoni, Ejup Alimi i ka paralajmëruar Begin dhe Mirsadin nëpërmjet një shoku të tyre që të mos hynë në Maqedoni sepse forcat speciale janë në gatishmëri dhe po i presin. /SHENJA/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *