Home / Kryesoret / Dënime për qytetarët që djegin goma dhe plastika

Dënime për qytetarët që djegin goma dhe plastika

Inspektori përgjegjës për ambient jetësor dhe gardianët komunal nga Komuna e Karposhit, gjatë një kontrolli në lokacionet e Bardovcit, kanë vërtetuar një djegje të mbeturinave.

Më pas, inspektori ka kërkuar asistim nga policia e cila ka kryer kontroll, ku më pas kanë identifikuar edhe personin që ka ndezur këto materiale të palejuara.

Gardianët komunal nga komuna e Karposhit kryerësit të kësaj vepre i shqiptuan dënim në përputhje me ligjit për pastërti publike.

Kontrollet e inspeksionit dhe gardianëve komunal vazhdojnë dhe ditëve në vijim, me qëllim që të parandalojnë këto kundërvajtje serioze nga ana e qytetarëve të pa ndërgjegjshëm.

Komuna e Karposhit apelon deri tek bashkëqytetarët e tij për më tepër ndërgjegje, sepse gjatë djegjes së këtyre materiale rezikohet edhe një efekt i rrezikshëm, ku lirohen substance toksike në ajër.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *