Home / Lajme / Botë / Deputetët britanikë miratuan Ligjin e Brexit-it
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-09 09:07:29Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com&mr

Deputetët britanikë miratuan Ligjin e Brexit-it

Deputetët britanikë kanë votuar të mërkurën mbrëma Ligjin e Brexit-it, që do të thotë se i lejojnë qeverisë të nisë procedurat për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, njofton Rel, përcjell Portalb.mk

Në favor të ligjit kanë votuar 494 deputetë, ndërsa kundër kanë qenë 122.

Masa tani kalon në Dhomën e Lordëve.

Kryeministrja Theresa May synon të nisë bisedimet formale për Brexit në fund të marsit.

Ajo do ta bëjë një gjë të tillë duke u thirrur në Nenin 50 të Traktatit të Lisbonës, por paraprakisht i duhet leja e Parlamentit.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *