Home / Lajme / Maqedoni / Deri në vitin 2050 muslimanët do të jenë shumicë në Maqedoni
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-14 12:32:31Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Deri në vitin 2050 muslimanët do të jenë shumicë në Maqedoni

Në propagandën e përditshme për mos pranimin e emrit Maqedoni  në emrin e vendit tonë, dhe mos arritje të marrëveshjes për emrin, ekspertët grek, mediat dhe funksionerët së fundmi përdorën edhe një hetim për rritjen e popullatës në botë nga 2010 deri më vitin 2050, transmeton Zhurnal.

Qendra hetimore amerikane shpalosi rezultatet e hetimit “Ardhmëria e religjioneve botërore – projekte për rritjen e popujve 2010-2050”, sipas të cilëve muslimanët do të jenë shumicë në Maqedoni deri në vitin 2050.

Disa shtete parashikohet që të kenë shumicë të ndryshme fetare në vitin 2050, në krahasim me vitin 2010. Numri i vendeve me shumicë krishtere parashikohet që të ulet nga 159 në 151. Krishteërt, pritet që të jenë nën 50 përqind të banorëve në Australi, Benin, Bosnjë e Hercegovinë, Francë, Holandë, Zealandë të re, Maqedoni dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Muslimanët në vitin 2050 pritet të jenë mbi 50% e popullatës në 51 vende, mes të cilave dhe Maqedonia dhe Nigerija”, thuhet në hetimin e QHA.

Kjo ishte e mjaftueshme, portalet informative greke, dhe ekspertët grek në faqet e tyre të internetit që të shpallin si “argument” se Greqia nuk duhet të pranojë asnjë marrëveshje ose siç thonë kompromis për emrin e Maqedonisë.

“Atë që themi tani më një kohë të gjatë, tani e vërtetoi dhe instituti amerikan. Shpresojmë që Ministria e punëve të jashtme të kuptojë se nuk duhet të nënshkruajë marrëveshje me Shkupin për emrin”, porosity mes tjerash portali informative “Voria”.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *