Home / Kryesoret / DHP afati i fundit për paraqitjen vjetore tatimore është deri më 15 mars

DHP afati i fundit për paraqitjen vjetore tatimore është deri më 15 mars

Drejtoria për të hyra publike pret që deri në afatin përfundimtar qytetarët të parashtrojnë Paraqitje vjetore publike. Ky afat do të jete deri me 15 mars 2017, kurse numri i qytetarëve që duhet të paraqesin të hyrat dhe të plotësojnë detyrimin e tyre tatimor është mbi 400 mijë.

Siç informojnë nga kjo drejtori, deri më 13 shkurt të këtij viti, 51.616 qytetarë e kanë plotësuar detyrimin  dhe apelojnë që qytetarët të mos i presin ditët e fundit me qëllim që të evitohen rrëmujat në sportelet tatimore.

Paraqitje vjetore tatimore parashtrojnë qytetarët, të cilët në vitin 2016 përveç rrogës ose pensionit ose të ardhurave nga veprimtaria bujqësore/e pavarur, kanë realizuar edhe të ardhura të tjera shtesë.

Nga paraqitjet që janë parashtruar deri më tani, më shumë ka në Shtip 13.321, pastaj në Shkup 12.794, Manastir 8.315, Prilep 9.075, Strumicë 5.881 dhe  në Tetovë me 3.182 paraqitje vjetore tatimore. Prej 251 janë parashtruar në mënyrë elektronike dhe pjesa tjetër janë me shkrim.

Paraqitja vjetore tatimore mund të parashtrohet edhe përmes postës në adresën e Drejtorisë kompetente rajonale të DHP ose në mënyrë elektronike nëse obliguesi është shfrytëzues i regjistruar i e-Tatimeve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *