Home / Kryesoret / Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare

Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare

Në botë sot fliten rreth gjashtë mijë gjuhë,dhe gjysmës po i kanoset reziku i zhdukjes, transmeton Gazeta Express.

Sot kremtohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, të cilën UNESKO-ja e ka miratura në sesionin e 30 të Konferencës së Përgjithshme më 1999. Në vitin 2000, 21 shkurti u promovua si Dita e Linguistikës dhe kulturës së larmishme dhe multikulturës.

Rreth 200 vende gjenden para sfidës së ruajtjes së “gjuhëve të vogla” dhe duhet  të kujdesen që edhe ato të përdoren bashkë me gjuhët tjera botërore. Sipas Statistikave, në tre shekujt e fundit, ka vdekje ose zvoglim dramatik të numrit të gjuhëve, veçanërisht në Kontinentin e Amerikës dhe Australisë.

Përveç Ditës Ndërkombëtare të Gjuhëve Amtare, më 26 shtator kremtohet edhe Dita e gjuhëve evropiane. Më 1998 hyri në fuqi Karta Evropiane për mbrojtjen e rajonale të gjuhëve, e cila vë në pah diversitetin gjuhësor dhe multilingual.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *