Home / Kryesoret / « Dnevnik » Dygjuhësia problemi kryesor për dështimin e marrëveshjes
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-01 09:36:22Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

« Dnevnik » Dygjuhësia problemi kryesor për dështimin e marrëveshjes

Pjesa më e madhe e bisedimeve mes VMRO-DPMNE dhe BDI nuk kanë patur sukses për shkakun që partia e udhëhequr nga Nikolla Gruevski nuk ka lëshuar pe nga ajo që ka premtuar gjatë  fushatës zgjedhore se nuk do të lejojë dygjuhësi në të gjithë territorin dhe të ndryshohet kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, mëson “Dnevnik”.  Dygjuhësia, siç duket është një nga problemet kyçe për të cilat bisedimet kanë dështuar, transmeton Zhurnal.

Siç mësuam, VMRO-DPMNE në tavolinën e bisedimeve  ka tentuar diskusimin ta fokusojë në mundësinë për përparimin e përdorimit të gjuhës në komunat ku jetojnë më së paku 20% të komuniteteve më të vogla, por edhe për këtë çështje ka patur pikëpamje të ndryshme nga BDI në lidhje me sugjerimet e ndryshme. Për BDI-në, kjo ka qenë jo e mjaftueshme dhe kanë kërkuar që gjuha në vendet të cilat numërojnë mbi 20 % të banorëve të përgjithshëm në Maqedoni të jetë gjuhë zyrtare i barabartë me ato maqedonas.

Në lidhje me këtë partia maqedonase ka thënë se nuk egziston arsye për këtë gjë në lidhje me komunat ku nuk ka aspak shqiptarë, gjegjësisht janë në numër të vogël – më pak se 20%, në të kundërtën kjo do të thotë barazi mes gjuhës maqedonase dhe asaj shqipe, që nga ana tjetër nuk do të kishte asnjë përparim për gjuhët tjera të pakicës në vend. Sipas konceptit që ka ofruar VMRO-DPMNE, është dhënë mundësia për përparimin e gjuhëve të tjera siç është ai turk, rom, serb, boshnjak dhe ai vllav, në komunat ku ata janë minimum 20% në mënyrë që të jemi fer dhe korekt edhe ndaj komuniteteve tjera në vend.

Përveç këtyre propozimeve, sipas disa burimeve, VMRO-DPMNE ka kërkuar garanci të fortë për sjelljen e dënimeve ligjore për mosrespektimin e Badenterit në komunat ku maqedonasit janë pakicë. Mes të tjerave, ka kërkuar edhe gjuha maqedone të mësohet nga klasa e parë në shkollat ku mësimi vijon në gjuhën shqipe, në vend se sikur tani që mësohet nga klasa e katërt.

Partia e udhëhequr nga Gruevski ka kërkuar nga BDI të garantohet se do të ndalet me praksën që muslimanët maqedonas në disa komuna të mos kenë mundësinë që fëmijët e tyre të shkojnë në shkollat maqedonase, por vetëm në ato shqiptare, edhe pse nuk e dinë gjuhën shqipe, gjegjësisht t’iu lejohet prindërve mundësia të zgjedhin se në cilën gjuhë do të mësojë fëmiu i tij.

Kategorikisht, mospajtimi për sjelljen e dygjuhësisë në gjithë teritorin, përveç në fushatën parazgjedhore, Gruevski e kumtoi edhe në intervistën për “Dnevnik”

“Do të përpiqem të formoj qeveri, por jo për çfarëdo çmimi. Nëse shkohet sipas principeve të deritanishme në Maqedoni, do të duhej të formoj qeveri. Nëse shkelen, gjithçka është e mundur” , tha Gruevski në intervistën e tij më 8 janar.

Në fund është biseduar edhe për zgjidhjet kadrovike, por mes propozimeve nga të dy palët ka patur dallime të mëdha, ku kanë ngelur të hapura. Probleme nuk ka patur, edhe pse për këtë çështje as nuk ka ngelur shumë kohë, për programin e përbashkët qeverisës për çështjet tjera

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *