Home / Lajme / Maqedoni / Dokumenti i BDI-LSDM-së, ja çfarë thotë Zaev

Dokumenti i BDI-LSDM-së, ja çfarë thotë Zaev

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, ka konfirmuar ost se mbrëmë vonë kanë marrë nga Bashkimi Demokratik për Integrim, një dokumentet me propozime për kërkesat e saj, përkatësisht zgjidhjen e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.

Por, Zaev ka thënë se personalisht nuk e ka parë se çfarë përmban dokumenti, dhe se një grup i përbërë nga Oliver Spasovski, Radmilla Sheqerinska dhe Renata Deskoska janë në shqyrtim të dokumentit të BDI-së.

“PPropozimi të jetë i qëndrueshëm sipas Kushtetutës dhe t’i shprehë nevojat praktike të qytetarëve. Me të tilla kornizash të gjera nuk mundemi që të sjellim vendim. Ashtu siç thash, propozimi ka arritur mbrëmë vonë dhe do ta shqyrtojmë”, është shprehur Zaev.

Ndërkohë, ende nuk ka asnjë njoftim lidhur me dokumentin e që BDI dërgoi mbrëmë në selinë e LSDM-së.

Gjithashtu lexo

Stanishev: Maqedonisë i duhen reforma urgjente

Ish-kryeministri bullgar, Sergei Stanishev, ka marrë pjesë në kongresin e 22-të të LSDM-së. Në fjalimin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *