Home / Lajme / Maqedoni / Dy milionerë në mesin e deputetëve të rinj
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-03 11:08:49Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Dy milionerë në mesin e deputetëve të rinj

Dy milionerë gjenden në mesin e deputetëve të rinj, sipas asaj që kanë paraqitur si pronë në Komisionin për Anitkorrupison, Boris Zmejkovski dhe Vasil Pishev. Nesë deputeti nga përbërja e parë parlamentare Zmejkovski ka paraqitur vetëm pronën personale, deputeti Pishev përpos pronës personale ka paraqitur edhe pronën e prindërve, bashkëshortes dhe fëmijëve. Zmejkovski udhëheq në patundshmëri, ndërsa Pishev në aksione, shkruan Telma, transmeton Zhurnal.

Boris Zmejkovski ka shtëpi prej 500 metra katrorë dhe tre apartmente nga 90, 87 dhe 52 kuadrat të gjitha në Shkup. Ka gjithashtu edhe një apartment në Ohër dhe shtëpi dhe toka në Kratovë. Toka që posedon kap vlerën e më shumë se 800 mijë euro. Ai gjithashtu si pronë personale ka paraqitur edhhe vetura të tipit Audi Q7 dhe Q5, golf 4, Toyota Land Cruiser dhe Seat Leon.

Pishev udhëheq me aksionet që posedon në vlerë prej 900 mijë euro. Por ai gjithashtu posedon edhe pasuri të patundshme. Apramtent posedon në Shkup, ndërsa tokë në Shkup dhe Gjevgjeli. Për mometin është duke ndërtuar edhe banesë në Bullgari. Prindërit e tij kanë shtëpi dhe tokë në Strumicë dhe Dojran. Pishev ka paraqitur vetura të tipit Audi, Yugo dhe Lada, ndërsa bashkëshortja e tij Peugeot 206. Në llogari ka paraqiur kursime në vlerë prej 20 mijë euro.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *