Home / Kryesoret / E gjithë vëmendja te Hahn
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-09 09:45:06Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

E gjithë vëmendja te Hahn

Përqëndrimi do të jetë kah sugjerimet të cilat komesari Johannes Hahn do t’ua japë udhëheqësive partiake. Brukseli veç më theksoi se pret që të formohet qeveri, sepse Maqedonia më nuk ka kohë për të humbur, shkruan DW, transmeton Zhurnal.

Eurokomesari për zgjerim, Johannes Hahn, i cili mbrëmë para mesnate arriti në Shkup, sot do të ketë një ditë të frekuentuar. Kjo është vizita e tij e parë në Maqedoni pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Edhe pse në rrethanat politike vlerësohet se vizita e tij nuk do të ketë një rëndësi të madhe në lidhje me bisedimet për qeveri sepse ai vjen në mbledhje për energjetikë nga procesi “Gjashtë shtete ballkanike perëndimore”, gjithsesi, pritet që bisedimet për politikë ti anashkalojnë temat e energjetikës.

Përqëndrimi sot do të jetë veçanërisht kah sugjerimet të cilat komisari Hahn do t’ua japë udhëheqësive partiake, në hijen e mesazhit të fundit nga Brukseli zyrtar: se “ duhet të formohet qeveri e cila do të mbështetet rreth shumicës kushtetuese, për të cilën mund të ketë një përkrahje më të gjerë” dhe se vendi nuk ka më kohë për të humbur.

Për këto qëndrime pritet që Hahn sot pasdite të bisedojë në takimet me udhëheqësit partiak të partive parlamentare. Më herët gjatë ditës ai do të ketë takime edhe me kryeministrin teknik Emill Dimitriev dhe me ministrat Nikolla Poposki dhe Vlladimir Peshevski, nga partia VMRO-DPMNE e cila e mbështet qëndrimin se situate në Maqedoni është e gatshme për zgjedhje të reja” dhe paralajmëron se nëse shkelet principi “fituesi me fituesin” gjegjësisht nëse LSDM dhe BDI formojnë qeveri, do të ketë probleme në të ardhmen.

Edhe partitë edhe analistët presin sot në mënyrë më precize të definohet çfarë do të thotë sugjerim për sigurimin e “shumicës kushtetuese” dhe “qeveri me mbështetje sa më të gjerë”, gjegjësisht a do të thotë kjo qeveri politike e mbështetur prej më së paku 61 deputet ose ndonjë qeveri koncentruese e gjerë në të cilën do të hynin të gjithë. Analisti Bashkim Bakiu konsideron se për momentin të gjitha rrugët çojnë kah varianta e dytë dhe se në periudhën e ardhshme do të shpeshtohen vizitat e përfaqësuesve e bashkisë ndërkombëtare, me qëllim që të paralajmërojnë se Maqedonisë më shum i bën dëm situata e pandryshuar në lidhje me krizën politike.

“Nuk do të dalloj “presioni” dhe format i bisedimeve gjatë kohës së krizës, përveç se tek ne janë ndryshuar fuqitë e partive politike dhe konfiguracionit politik. Po përballemi me data për formim të qeverisë dhe për këtë shkak konsideroj se presioni do të rritet. Nga ana tjetër, afrohen zgjedhjet lokale të cilat duhet të zbatohen nga cilado qeveri e re. Në këtë drejtim presioni do të jetë mbi më shumë palë, duke pasur parasysh se në periudhën po realizohen dhe kontakte mes BDI-së dhe LSDM-së për një formim të mundshëm të qeverisë, por ka dhe presion nga ana e VMRO-DPMNE-së se nëse përjashtohet fituesi mund të kemi dhe thellim të krizës. Kjo praktikisht është temë në debatet, sepse nëse meren parasysh votat e partive shqiptare të cilat janë afruar nëpërmjet platformës, plus të LSDM-së, kjo praktikisht është një shumicë. Por nga ana tjetër, bashkëpunimi i deritanishëm i BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së jep një dyshim se rëndër që mund të prishet ky “kurorëzim politik”, thotë Bakiu.

Mu një qeveri e zgjeruar është një nga zgjidhjet më të padëshiruara në lidhje me reformat themelore dhe ndryshimet,  sepse konsiderohet se kjo do ti ngulfatë përpjekjet për zgjidhje të indicjeve për krim të cilat tani po i heton Prokuroria speciale publike, por edhe do të turbullohet fotografia për përgjegjësitë për vendimet që do të miren.

“Personalisht preferoj të kemi një qeveri politike”, thotë ish deputetja Gjulistana Markovska.

“Qytetarëve të Republikës së Maqedonisë u ka ardhur “tek hunda” nga qeveri në të cilat nuk dihej se kush para kujt përgjijget, dhe kush është ai që sjell vendimet. Konsdieroj se një koalicion i zgjeruar nuk do të ishte një zgjidhje e duhur, sepse në fund përsëri do të përfundonim me zgjedhje të parakohshme. Ajo që shumica e qytetarëve e preferojnë është që të kemi një qeveri politike, me një numër më të madh të deputetëve që do ta përkrahin, dhe qeveri e cila mandate të nënshkruar në lidhje me atë se çfarë do të ofrojë si program”, thotë Markovska.

Hahn vjen mu në kohën kur po rrjedhin konsultimet brendapartiake mes BDI-së dhe LSDM-së, por edhe para vendimit të partisë së Ahmetit që a ti jep nënshkrimet për shumicë paraprake dhe më pas të bisedojë, ose kur të arrihet marveshja për qeveri. Sipas nënkryetarit të BDI-së, Nevzat Bejta, i cili mer pjesë në bisedimet, partitë intenzivisht po punojnë të formohet qeveri në “kohë sa më të shkurtër”. Nga ana tjetër, nga rryma partiake e cila kundërshtohet me koalicionimin me LSDM-në thonë se secili vendim patjetër të mer dritë jeshile nga kryesia qëndrore, ndërsa treshja biseduese do të duhet që fuqishëm ti bind anëtarët në argumentet për një marrëveshje eventuale me LSDM-në.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *