Home / Shëndeti / E mahnitshme çfarë ndodh me trupin kur pini kafe me stomakun bosh

E mahnitshme çfarë ndodh me trupin kur pini kafe me stomakun bosh

Për shumë njerëz, dita nuk mund të nisë po nuk konsumuan një filxhan kafeje. Kafeja është e mirë për shumë arsye, ju zgjon në mëngjes, pakëson rrezikun e prekjes nga sëmundjet nervore dhe atë të kujtesës, shmang plakjen e parakohshme, qetëson dhimbjet etj.

Së fundmi, ekspertët e shëndetit kanë zbuluar se konsumimi i kafesë mund të ulë rrezikun e zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë.

Por, nëse ajo pihet me stomakun bosh, ka efekt shkatërrues në organizëm. Kafeina në stomakun bosh mund të “bëjë kërdi” në traktin digjestiv. Kafeja, edhe ajo me pak kafeinë, stimulon prodhimin e acidit hidroklorik që në mungesë të ushqimit, mund të dëmtojë pjesën e brendshme të stomakut. Ajo mund të shkaktojë ulçerë në stomak ose probleme me tretjen. Shumë kafeinë mund të shkaktojë gjithashtu ankth, dridhje, luhatje humori etj. Ekspertët e shëndetit rekomandojnë që të pini kafe pasi të keni ngrënë ushqim.

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *