Home / Lajme / Botë / E tmerrshme: fshehu gjashtë foshnje të vdekura në dollap (Foto)

E tmerrshme: fshehu gjashtë foshnje të vdekura në dollap (Foto)

Andrea Giesbrecht nga kryeqyteti i provincës kanadeze Manitoba është shpallur fajtore për asgjësimin e eshtrave të gjashtë foshnjave të saj në një dollap.

Gjykatësi Thompson tha se provat e paraqitura nuk lënë asnjë dyshim që ajo ka fshehur shtatzënitë e saj në mënyrën më mizore, transmeton lajmi.net.

Giesbrecht u arrestua menjëherë pas zbulimit të eshtrave të foshnjave të vdekura. Hetuesit nuk kanë arritur që me saktësi të zbulojnë shkakun e vdekjes së tyre apo nëse ndonjë nga foshnjat kishte lindur i gjallë. Megjithatë provat mjekësore tregojnë se ka mundësi që secili fëmijë të ketë lindur i gjallë.

E sipas të dhënave mjekësore, në dollapët ku janë gjetur eshtrat e foshnjave të vdekura, janë gjetur edhe lodra për fëmijë, batanije dhe gjithashtu rroba.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *