Home / Lajme / Maqedoni / Ejup Alimi e godet ashpër Lëvizjen BESA
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-05 18:55:17Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Ejup Alimi e godet ashpër Lëvizjen BESA

Deputeti i BDI-së nga Shkupi, Ejup Alimi, ka denoncuar planin e Besës dhe LSDM-së për ta shkatërruar Ali Ahmetin dhe BDI-në.

Në llogarinë e tij në Facebook, Alimi shkruan:

“Të dëshirosh dhe deklarosh se me ndihmën e LSDM-së do ta shkatërrosh BDI-në dhe Ali Ahmetin, partinë dhe figurën e atij që u mbështet nga më shumë se gjysma e shqiptarëve në Maqedoni, do të thotë se dëshiron të punosh dhe shkatërrosh aq familje dhe shqiptarë që duan jetë stabile, me prosperitet dhe të mira në vatrat e tyre.

Dëshira mbetet vetëm dëshirë, por jo edhe kësaj radhe. Sepse, kjo që po thoni është projekt që BESA punon deri në jetësimin e saj. Dhe më e keqja – këtë dëshiron ta bëjë me LSDM-në e Bit Pazarit, Ladorishtit, Gostivarit…

Por, kështu janë dëshirat e të vegjëlve: duke sulmuar të mëdhenjtë, mendojnë se janë të tillë. Aq kilogram sa peshon, aq vite je pas vizionit të BDI-së dhe Ali Ahmetit!

Shihet qartë tashmë se me kë jeni besatuar, megjithëse në këtë kohë, kur vetëdija shqiptare është rritur si asnjëherë më parë, projekti juaj pansllav për shkatërrimin e vlerave kombëtare nuk do t’ju kalon kurrë…” përfundon Ejup Alimi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *