Home / Shëndeti / Ekzagjerimi shkurton jetën

Ekzagjerimi shkurton jetën

Zakonet që afrojnë ose largojnë vdekjen biologjike

Në ditët e sotme ushqimi konsumohet në nxitim, pa vëmendjen e duhur dhe kryesisht serviret në porcione të mëdha. Për shkak të bollëkut dhe kollajllëkut, është shumë e lehtë të ekzagjerosh sasinë dhe të neglizhosh cilësinë e ushqimit dhe pijeve. A e dini se çdo ditë që ekzagjerohet me të ngrënët dhe të pirët mund të shkurtojë orë nga jeta e një njeriu?

Meqenëse është shumë e thjeshtë që të kalojmë në mbi-ngrënie, do bënim mirë të ishim në dijeni se 30 minuta jetë – mos më shumë, mund të shkurtohen çdo ditë që ne pimë duhan, pimë më shumë se 1-2 pije alkoolike, hamë mish të kuq të zgarës dhe pse jo, shikojmë televizor me orë të tëra.
Në krahun tjetër, 2 orë jetë mund të fitojmë për çdo ditë që ne konsumojmë mjaftueshëm fruta dhe zarzavate, bëjmë aktivitet fizik dhe nuk pimë më shumë se një pije alkoolike.
Le të shqyrtojmë pak nocionin e të plakurit më shpejt ose më ngadalë. Do ta konsiderojmë për një çast impaktin e zakoneve tona të përditshme si “mikrojete” –prej gjysmë oreshash jetëgjatësi.

Një individ mund të humbë një “mikrojete” kur:

  • Është 5 kg mbipeshë
  • Pi dy cigare
  • Ha një hamburger
  • Pi dy – tre pije alkoolike
  • Sheh televizor 2 orë

Gjithsesi, një person mund të shtojë mikrojete në jetën kur:

  • Pi jo më shumë se 1 pije alkoolike në ditë
  • Bën aktivitet fizik
  • Ha fruta dhe zarzavate
  • Një grua ka 4 mikrojete/ditë më shumë se një burrë

Siç e shikoni, bëhet fjalë për “shpejtësinë” e plakjes

Domethënë, çdo ditë që konsumoni 20 cigare (10 mikrojete) është sikur të vraposh drejt vdekjes me 29 orë në vend të 24 orëve. Pra t’i afrohesh 5 orë më herët.

Ky është një këndvështrim paksa hipotetik i një grupi shkencëtarësh dhe nevojitet kërkim i thelluar për të arritur në konkluzione ekzakte por, mesazhi im është:
për aq sa ne kemi në dorë të zgjasim jetën tonë, le ta bëjmë. Të tjerat që s’varen nga zgjedhjet tona le t’ia lëmë në dorë Zotit./ Shendeti.com.al

Gjithashtu lexo

Kujdes nga e ftohura në verë, është më e rrezikshme

Natyrisht çdo lloj i virusit do të shkaktojë simptoma të lehta të të ftohtit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *