Home / Kryesoret / Foli edhe Ejup Alimi për formimin e qeverisë së re

Foli edhe Ejup Alimi për formimin e qeverisë së re

Edhe deputeti aktual i BDI-së Ejup Alimi ka disa fjal për negociatat për formimin e qeverisë së re.

Ai i ka nja dy tre fjalë për formimin e qeverisë ku thotë se pa një barazi të plotë dhe vendimarrje konsensuale mes dy etnive shumicë në këtë shtet – nuk mund të ketë Qeveri.

Këto mesazhe Alimi ndoshta ua ka lëshuar edhe tre nënkryetarëve të partisë së tij të cilët këto ditë bëjnë negociata me LSDM-në

“Pa një barazi të plotë dhe vendimarrje konsensuale mes dy etnive shumicë në këtë shtet – nuk mund të ketë Qeveri as me njërën e as me tjetrën palë. Mund të përsëritet edhe “Rasti Belg” e vendi të ngelet pa Qeveri edhe 2 apo 3 vite deri sa të vetëdijësohen se në këtë shtet nuk mund të vazhdohet të qeveriset vetëm duke plotësur e ruajtur interesin e njërës etni. Kryetarët e komunave duhet të kthehen në zyrat e tyre e të punojnë për atë që janë zgjedhur – të qeverisin me komunat e jo të bredhin sa në një shtab e në tjetrin shtab partiak!” ka shkruar Alimi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *