Home / Lajme / Maqedoni / Forumi Gruas Tetovë organizoi sot Konferencën Lokale për krijimin e Strategjive

Forumi Gruas Tetovë organizoi sot Konferencën Lokale për krijimin e Strategjive

Оrganizata Forumi Gruas Tetovë organizoi sot  Konferencën Lokale për krijimin e Strategjive Lokale për përfshirje sociale të të rinjve dhe grave në suaza të Projektit Platforma maqedonase aktive për  përfshirje sociale – MAPSI mbështetur nga UE me mjete nga IPA komponentës për Zhvillim e resurseve njerëzore, njofton Televizioni Koha 
 
Ndryshe, Organizata Forumi i Gruas Tetovë është partnere lokale,koordinatore e këtij aktiviteti që është pjesë e Projektit MAPSI të cilin e implementon Instituti për strategji ekonomike dhe marëdhënie ndërkombëtare – Ohër dhe Organizata partnere Lobi maqedonas i Grave Shkup.
 
“Qëllimi i Konferencës ishte  të tubojë  të gjithë aktorët që do të marin pjesë në Platformën aktive lokale për përfshirje sociale të të rinjve dhe grave në komunën e Tetovës dhe e njëjta do të paraqes pikënisje për punë të vazhdueshme,kreimin e bazës për bashkpunim të mëtutjeshëm dhe zhvillim i dialogut.Aktivitetet e MAPSI Projektit janë në drejtim të përforcimit të aktorëve (vetëqeverisja lokale,institutet qeveritare,organizatat joqeveritare,  në formimin, zbatimin dhe ndjekjen e programeve për përfshirje sociale me fokus të veçantë në ndërtim të partneriteteve, rrjetëzimit dhe bashkpunimit”, tha Xhane Krajshova, nga Оrganizata Forumi Gruas Tetovë. transmeton Televizioni Koha .

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *