Home / Lajme / Maqedoni / Fshati i braktisur Semenisht i Epërm, fëmijët ecin 2 km për në shkollë!

Fshati i braktisur Semenisht i Epërm, fëmijët ecin 2 km për në shkollë!

Jemi rrugës për në fshatin Semenisht të Epërm, në komunë të Sarajit. Rruga në të cilën po kalojmë, sikur të kthen në kohë: shtëpi të ndërtuara me tulla balte, disa pa kulme dhe shumica dyer me dry.

Pronat prej kohësh kanë mbet pa zot shtëpie, të cilët emigruan kryesisht në Turqi dekada më parë, si pasojë e mungesës së perspektivës në vendlindje, raporton TV 21.

Fenomeni i shpërnguljes ka prek edhe rajoni i Dervenit, të cilët janë shpërndarë në qytetet si Zejtinburnu, Esenleri, Bajrampasha (Stamboll), Bursa, Adapazari e në shumë vende tjera në Turqi.

“Ky është fshati Semenisht i Epërm ku dikur kishte afër 50 familje në këtë fshat, mirëpo tani jeton vetëm një familje.”

Në mes të fshatit takuam 85 vjeçarin Rasim Jahiu, i cili na tregoi nga shkuan bashkëfshatarët e tij.

Nga ky fshat, banorë kemi në Turqi në Shkup kemi, në Saraj! Prej këtij fshati, kanë emigruar edhe në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Forumi Gruas Tetovë organizoi sot Konferencën Lokale për krijimin e Strategjive

Оrganizata Forumi Gruas Tetovë organizoi sot  Konferencën Lokale për krijimin e Strategjive Lokale për përfshirje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *