Home / Lajme / Rajon / Gënjen “Srbija Danas”: Kosova po furnizohet me aeroplanë e tanke nga Erdogani

Gënjen “Srbija Danas”: Kosova po furnizohet me aeroplanë e tanke nga Erdogani

Medie dhe zyrtarë të sigurisë në Serbi janë alarmuar me paralajmërimet për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Në këtë kontekst ato shohin edhe mundësinë e armatosjes së kësaj ushtrie nga Turqia

Kështu, gazeta “srbija danas”, duke folur për këtë ushtri, nga gojë e ekspertëve serbë, përmend, siç shkruan, lidhjet e afërta të kryetarit të Turqisë me autoritete shtetërore të Kosovës. Kjo gazetë elektronike shkruan se kryetari i Turqisë Rexhep Taip Erdogan është sponsori kryesor i armatosjes së Ushtrisë së Kosovës dhe ai është i gatshëm të dhurojë avionët “F-16 Falcon”, automjete të blinduar dhe tanke, transmeton koha.

Ekspertë për siguri nga Beogradi pohojnë se Erdogan, përmes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, me të gjitha mënyrat do të ndihmojë armatosjen e shqiptarëve në Kosovë.Ish – shefi i katedrës për siguri të Akademisë ushtarake, kolonel Milan Mijalkovski thotë se Turqia do ta armatosë Kosovën ashtu siç e ka armatosur Shqipërinë.

“Është e sigurt se do t’i armatosë forcat tokësore, por ai do t’ju dhurojë ose do t’ju shesë edhe avionë të luftës. Deri më tash, në akademitë e tyre kanë ushtruar pilotët e tyre dhe ky është një hap logjik tutje. Kjo nuk është befasi, sepse Erdogan, si përfaqësues i neosmanizmit, ka interesa të mëdha në Ballkan”, thotë Mijalkovski.

Eksperti për siguri Bozhidar Spasiq tërheq vërejtjen se Shqipëria do të blejë dyfish më shumë armë nga Turqia të cilat do t’ia dërgojë Kosovës.

“Furnizuesi kryesor do të jetë Turqia, sepse Kosova gjendet në “transversalen e tyre të gjelbër” deri në Sarajevë e tutje deri në Vjenë. Erdogan do të armatosë forcat tokësore me automjete luftarake e me tanke. Shqipëria edhe deri më tash i ka dhënë armë Kosovës dhe është mundur që ajo tashmë të ketë tanke”, ka theksuar Spasiq.

Eksperti për terrorizëm Xhevad Galijasheviq pohon se tendenca e Erdoganit nga Kosova e Ballkani nuk do të përfundojë këtu.“Pos Turqisë, Kosovën e ndihmojnë në veçanti Shqipëria Kroacia. Turqit mund t’ju dhurojnë avionët “F-16 Falcon”. Duhet të kemi kujdes shqiptarët nuk i marrin armët për t’u fotografuar me to”, ka përfunduar Galijasheviq.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *