Home / Lajme / Maqedoni / Gjëndet një mjet shpërthyes në Tetovë në rrugën “Vëllezërit Milladinov”, në kryqëzimin e rrugëve “Murat Baftjari”

Gjëndet një mjet shpërthyes në Tetovë në rrugën “Vëllezërit Milladinov”, në kryqëzimin e rrugëve “Murat Baftjari”

Gjëndet një mjet shpërthyes, më saktësisht një bombë dore është gjetur dje pasdite në Tetovë në rrugën “Vëllezërit Milladinov”, në kryqëzimin e rrugëve “Murat Baftjari” dhe ”Vëllezërit Milladinov”, në afërsi të çeshmës së Balezës.

Siç theksojnë nga SPB në Tetovë, bombën e ka gjetur personi me inicialet  D.A.(1966), në orën 17 e 20 minuta, e ka mbështjellë me një qese najloni dhe e ka dërguar në stacionin policor.

Nga ana e policisë ky mjet shpërthyes është izoluar dhe është dërguar tek organet kompetente.

SPB në Tetovë i ka marrë të gjitha masat për ta zbardhur rastin.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *