Home / Kryesoret / Gruevski: I gatshëm të shkojë në burg vetëm mos pranohet platforma shqiptare dhe mos preken themelet e shtetit

Gruevski: I gatshëm të shkojë në burg vetëm mos pranohet platforma shqiptare dhe mos preken themelet e shtetit

Në intervistën e sontme për TV Sitel kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski i ka bërë thirje popullit që të del në mbrojtje të shtetit, sepse sipas tij është sulmuar unitariteti i vendit dhe vetëm populli populli mund ë mbrojë ate.

„Po përgatitet skenarë në disa hapa për dygjuhësi, dhe sulm të themeleve unitare të shtetit. Seriozisht më kuptuan shumica kur ngritja shqetësimin, por dikush nuk besonte dhe mendonin se kjo është vetëm fushatë e jona kundër LSDM-së. Por sot është e qartë seështë rezikuar shteti“ ka thënë Gruevski.

Gruevski disa herë në intervistë ka përmendur popullin i cili sipas tij duhet ta mbrojë shtetin.

„Nëse populli nuk e mbron shtetin, atëherë do të ketë probleme. Nëse mendojnë dhe rijnë  në shtëpi e shikojnë televizion duke shpresuar se dikush tjetër do ta mbrojë shtetin shumë po gabohen“, tha Gruevski.

Ai i ka porositur liderit të LSDM-së Zoran Zaev ta burgosë por mos të prek themelet e shtetit.

“Nëse dikush  ka gabuar para ligjeve dhe ka dëshmi për ate duhet të përgjigjet. Nëse ka dëshirë të më burgos, unë paraqitem i pari për të më burgosur, vetëm e vetëm mos të prek në themelet e shtetit“, ka deklaruar Gruevski.

Ai i ka bërë ofertë publike Zaevit që nëse ka vendosur që me çdo kusht të bëhet kryeministër dhe nëse heq dorë nga rrënimi i shtetit VMRO-DPMNE do ta mbështetë në kuvend për Qeveri të pakicës dhe mbështetje të të gjitha ligjeve që nuk e prekin identitetin dhe shtetësinë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *