Home / Lajme / Maqedoni / Hajdutët i vjedhin edhe pllakat e mermerit nga varret e të vdekurve!
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-21 04:48:00Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com¦-. Ï6(€Š

Hajdutët i vjedhin edhe pllakat e mermerit nga varret e të vdekurve!

Pllaka të rënda massive nga mermeri të rënda nga 300 kg e deri në gjysmë toni, të cilat nën rrethana të dyshimta ishin vjedhur nga varrezat në Gjorçe Petrov të Shkupit në muajin gusht të vitit të kaluar, pas intervenimit të Avokatit të Popullit janë zbuluar nga ana e policisë, njofton “Zhurnal”.

MPB e ka njoftuar Avokatin e Popullit se janë kapur tre persona, duke përfshirë edhe rojen e varrezave, të cilin ishin përfshirë në biznesin e shtrenjtë me pllaka të mermerit. Ndaj këtyre personave është ngritur padi penale për vjedhje të rënda dhe dëmtim të varrezave.

Sipas MPB-së, çmontimi i pllakave të mermetit nga varrezat ka ndohur nga 18 deri 22 gusht 2016. Dy prej hajdutëve kanë ardhur tek rojatari i varrezave dhe së bashku i kanë çmontuar pllakat e shtrenjta të mermerit, i kanë ngarkuar në kamion dhe I kanë shitur tek një person tjetër në lagjen Ilinden për 400 euro për një copë.

Pas zbulimit nga policia, pllakat iu janë kthyer pronarëve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *