Home / Lajme / Maqedoni / Hallet dhe sukseset e spitaleve shqiptare në Maqedoni
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-23 11:36:15Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Hallet dhe sukseset e spitaleve shqiptare në Maqedoni

Shërbimet në institucionet publike shëndetësore në Maqedoni edhe më tutje vazhdojnë të mbeten në fatin e ndarjes së buxhetit. Vallë mjetet që i ndahen nga shteti arrijnë t’i përmbushin nevojat për të përmisuar diagnostifikimin dhe kualitetin e shërbimeve shëndetësore. Mirëpo duhet pasur parasysh se kur bëhet fjalë për spitalet që dominojnë shqiptarët zakonisht buxheti për këto spitale është më i vogël.

A vazhdon të jetë problem mungesa e përkrahjes së shtetit, sa shteti investon për institucionet publike shëndetësore në Maqedoni. Vallë akoma spitalet shqiptare vazhdojnë të diskriminohetn nga buxheti? A do vazhdojnë të ballafaqohen pacientët me mungesë të pajisjeve, më mungesë të hapësirave dhe mungesë të barnave? Për gjitha këto agjencia e lajmeve Zhurnal ka kontaktuar me drejtorin e Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi, si një prej insitucioneve më të mëdha shëndetësore me qëllim që të njoftohemi drejtpërdrejtë për investimet dhe ndryshimet që janë bërë në këtë institucion shëndetësor.

Sipas drejtorit të spitalit të Tetovës, me kërkesat që i kanë parashtruar ky spital në procedurë është tenderimi prej dy milion euro të cilat do të përdoren për të  përmirësuar cilësinë e shërbimeve shëndetësore, duke u pajisur me aparaturë të sofistikuar dhe më moderne.

“Me kërkesat tona të sërishme brenda vitit 2016 që tani është në procedurë tenderimi prej dy milion euro mjete financiare për paisjen me aparaturë të sofistikuar bashkëkohore dhe paisje spitalore me vlerë prej 2 mlion euro për objektin e ri që është këtu në Tetovë më të cilën rekapitulohet ky objket”, ka thënë mes tjerash Besimi.

Në pytjen se vallë ndonjëherë kanë qenë të diskriminuar nga ana e shtetit, Besimi nënvzion se asnjëherë nuk janë të mjfatueshme mjetet financiare në bazë të kërkesave që ato parashtrojnë.

“Ne asnjeherë nuk jemi të kenaqur me buxhetin punojmë aq sa kemi mundësi mjete. Mjete buxhetore në bazë të kërkesave tona asnjëherë nuk janë të mjaftueshme, ne mjete të cilat i kemi në disponim i shftytëzojmë brenda vitit pa marrë parasysh se kur arrinë të realizohen”

Gjithashtu ai theksoi se përpos mjeteve financiare për investime kapitale, ata gjithashtu kanë marrë ndihmë nga shteti edhe për avancimin e mjekëve gjegjësisht për aftësim të kuadrit mjekësor jashtë vendit.

“Brenda vitit 2016 përveç mjeteve investive që janë bërë në ndërtim, ne kemi diku edhe në specializimi diku 50 mjekë tonë, ndërkaq në subspecializim kemi 30 mjekë dmth gjithsej 80, ku mjetet financiare që duhet për një specialistë gjegjësisht subspecialstë janë dy mijë euro në vjet, dmth kemi 160 mijë euro për specializim dhe subspecializimi, krahas kësaj shteti gjegjësisht ministria e shëndetësisë për arsye se gjithnjë mjekët janë në aftësim të përhershëm, qoftë në vend qoftë jashtë shtetit me mjetet e shtetit kemi 54 mjekë specialist dhe subspecialist që i kemi pasur në edukin në vendet jashtë Maqedonisë, repsektivisht në Turqi, Gjermani etj.” ka thënë për Zhurnal, Florin Besimi drejtor në Spitalit Klinik të Tetovës.

Ndryshe në një prononcim për Zhurnal nga Spitali Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” Çair-Shkup, thonë se edhe pse kanë pasur rrijte të konsiderueshme të shërbimeve spitalore megjithatë ata me sukses kanë arritur që t’i përmbushin kërkesat dhe nevojat e pacientëve.

“Fakti që secilin vit interesimi dhe kërkesat e pacienteve për shërbimet nga ky spital vijnë duke u rritur do ta veçonim vitin 2016 si një ndër vitet më të suksesshme si nga aspekti profesional dhe në aspektin e rikonstruksionit të spitalit. Aspektin profesional e veçojmë për rritjen e numrit të pacienteve për 20% që kanë kërkuar dhe kanë marr sherbim në spitalin tonë. Numri i lindjeve nga 2993 ne vitin 2015 është rritur në 3537 në vitin 2016. Për herë të parë këtë vit spitali ofron shërbime të kirurgjisë endoskopike dhe për tu veçuar është perfshirja në projektin 3 vjeçar të cilin e fitoi spitali jonë Perimak-Poject Hope ku përfshihen donacione në aparaturë dhe trajnime të personelit mjeksor nën mbikqyrje të Qendrës Spitalore Universitare të Amsterdamit dhe Bonit”, thotë Valmir Çiçe nga Spitali Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” Çair-Shkup.

Sa i përket informacioneve se në këtë spital janë bërë shumë renovime dhe gjendja e spitalit ka ndryshuar thuajse për 50%, këtë për agjencinë e lajmeve Zhurnal e kanë konfirmuar duke deklaruar se kanë pas ndihmë edhe nga kompanitë fqinjë të spitalit që iu ndihmojnë gjithmonë kur paraqitet nevoja.

“Në aspektin e rikonstruksionit u renovua pjesa e pranimit dhe dispanseri ku bëhen vizatat e pacienteve,repati i lehonave dhe reparti operativ.E gjithë kjo duke ju falemnderuar kompanive mike të spitalit të cilët nuk hezitojnë dhe më tutje ti dalin në ndihmë spitalit”, thotë për në fund Valmir Çiçe nga Spitali Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” Çair-Shkup.

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *