Home / Kryesoret / Heroinat e Kosovës

Heroinat e Kosovës

Kosova shënon sot nëntëvjetorin e Pavarësisë së saj. Shteti më i ri evropian vazhdon të mbetet i izoluar, pa liberalizimin e vizave, por “krenohet” me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si hapin e parë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Me gjithë ngecjet në funksionimin e saj si shtet, për këto nëntë vjet, Kosova identifikohet në botë me shumë figura të sportit e kulturës, si “ambasadorët” më të mirë të saj.

Xhudistja Majlinda Kelmendi është kurorëzuar me titullin kampione bote dhe kampione olimpike. Shumë futbollistë nga Kosova, sot janë idhuj të adhuruesve të sportit më të popullarizuar, qoftë në Zvicër, Shqipëri deri në skandinavi.

Kurse, në botën e muzikës, Kosova sot admirohet në mbarë botën kur përmenden emrat si Rita Ora, Dua Lipa apo Era Istrefi.

Por, tregimi i bukur për Kosovën, zbehet kur shihet ana tjetër e zhvillimit të brendshëm, funksionimit të institucioneve dhe pafuqia në vendimmarrje.

Edhe nëntë vite nga Shpallja e Pavarësisë, Kosova po përballet me sfidat e shtrirjes së sovranitetit në pjesën veriore, të populluar nga shumica serbe, ku ndikimi i Serbisë mbetet ende i fuqishëm.

Kurse në planin e jashtëm, Kosova ende nuk e ka rrumbullakuar subjektivitetin e saj ndërkombëtar, duke mos e vënë në plan afatshkurtër mundësinë e anëtarësimit të saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Gjithashtu lexo

Gropat hapen për sanim por nuk mbulohen – (VIDEO)

Në bulevardin Bllagoja Toska në pjesën nga udhëkryqi me rrugën Boris Kidriç e deri tek …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *