Home / Lajme / Rajon / Hidhet një bombë dore në Suhadoll, policia nga rajoni i Mitrovicës Veriore jep detaje

Hidhet një bombë dore në Suhadoll, policia nga rajoni i Mitrovicës Veriore jep detaje

Në mëngjesin e sotëm policia nga rajoni i Mitrovicës Veriore ka gjetur në bombë të pa shpërthyer në oborrin e ujësjellësit në Suhadoll të Mitrovicës.

Granata e dorës ka qenë pa siguresë. Sipas policisë ajo dyshohet të jetë hedhur në oborrin e ujësjellësit kohë më parë.

Kështu ka bërë të ditur për Express zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës veriore, Besim Hoti.

Ai ka thënë se granata ende është ën vendin e ngjarjes. Ndërkohë që të gjitha ekipet e deminimit janë duke shkuar në vendin e ngjarjes.

“Është një garantë dorë pa siguresë. Është gjetur në oborr të kompanisë së ujësjellësit. Kjo garanat që dyshohet se është hedhur kohë më herët. Njësitë për identifikim të mjeteve shpërthyese janë ftua me që të vijnë për deminim”, ka thënë ai.

Hoti ka potencuar se hedhja e granatës së dorës nuk ka të bëjë me ngjarjet e fundit në Veriun e Mitrovicës.

“Në kohën kur është hedhë ajo nuk ka shpërthyer. Nuk ka të bëjë më ngjarjet e fundit, bomba dyshohet se është hedhur shumë më herët”, ka thënë ai./GazetaExpress/

 

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *