Home / Lajme / Kronika e zezë / I dha fund jetës me fostoksinë, ish-zyrtar në Shqipëri miliona borxhe në bixhoz

I dha fund jetës me fostoksinë, ish-zyrtar në Shqipëri miliona borxhe në bixhoz

Zbardhen detaje nga ngjarja e djeshme, kur ish-kryekomunari i dha fund jetës me fostoksinë. Humbja e parave në bixhoz, duke se ka qene shkaku i vetëhelmimit të ish-kryekomunarit të komunës Baz, Fatmir Kurti.

Burime të Policisë bënë të ditur se dyshohet që 59- vjeçari mund t’i ketë dhënë fund jetës për shkak të problemeve financiare që kishte krijuar nga loja në bixhoz, shkruan Panorama.

Por nuk përjashtohen as pista të tjera, përfshirë këtu edhe dyshimin se ai është vetëflijuar pasi kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë. Sipas të dhënave të Policisë, dje rreth orës 13:30, një banor i zonës afër varrezave të dëshmorëve të Matit ka njoftuar sallën operative se ka dalluar një person mbi timonin e një makine që nuk jepte shenja jete.

“Sapo morëm njoftimin, dërguam patrullën e policisë në vendin e ngjarjes, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Daçit’. Efektivët konstatuan se shtetasi Fatmir Kurti ndodhej në gjendje kritike për jetën. E kanë transportuar menjëherë drejt spitalit ‘Xhavit Mara’, Burrel. Mjekët kanë konstatuar se 59-vjeçari ishte në gjendje të rëndë dhe kanë kërkuar dërgimin drejt Tiranës me helikopter për një kurim më të specializuar”, bënë me dije burime të Policisë Mat.

Por pa mbërritur ende në Tiranë, Kurti ka ndërruar jetë. Nga hetimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dyshohet se 59- vjeçari është helmuar duke pirë fostoksinë. Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar një kuti cilindrike, ku brenda saj u gjetën dy tableta të këtij helmi.

Burime pranë Policisë së Matit shprehen se kohët e fundit Kurti ndihej i shqetësuar. Nga hetimet e deritanishme rezulton se vetëvrasja e Fatmir Kurtit ka ndodhur për shkak të borxheve që ai kishte.

“Fatmiri luante bixhoz dhe kishte borxhe të mëdha. Ai me siguri nuk ka pasur mundësi t’i shlyente borxhet mbi 15 milionë lekë të vjetra”, thonë burime nga grupi i hetimit.

Ndërkohë, Policia e Matit veç pistave të mësipërme, nuk përjashton as dyshimin se vetëvrasja ka ndodhur si pasojë e kërcënimeve apo presioneve nga persona të tjerë, të cilët e kanë sulmuar me armë dhe tritol për ta eliminuar fizikisht.

“Këta persona i kishin vënë gjoba ish-kryetarit të komunës, ndaj e kanë qëlluar me armë dhe i kanë vënë në makinë lëndë eksplozive”, bëri të ditur Policia.

Disa vite më parë, mbi makinën e tij është qëlluar me breshëri. Asokohe Kurti pësoi lëndime, por i shpëtoi atentatit. Ndërkohë, në nëntor të vitit 2015, poshtë mjetit të tij me targë AA 131 BI, Policia gjeti lëndë shpërthyese, tritol.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *