Home / Lajme / Maqedoni / Investohen 14 milionë euro për hapjen e 10 mijë vendeve të reja të punës

Investohen 14 milionë euro për hapjen e 10 mijë vendeve të reja të punës

Nëpërmjet zbatimit të programeve dhe projekteve ekonomike, Qeveria do të mundësojë hapjen e më shumë se 168 mijë vende të reja pune. Norma e papunësisë e cila vetëm në vitin 2005 ishte 38% , është arritur të zvogëlohet prej 23.4% sipas të dhënave të vitit 2016. Këtë e vëri në dukje zëvendëskryeministri, Vladimir Peshevski, në konferencën e sotshme për shtyp. Ai shtoi se pjesë e këtij plani është aktivizimi i tregut të punës, transmeton Gazeta Express

“Ky plan është vendosur tanimë dhe do të realizohet përmes Agjensionit për punë në Maqedoni në bashkëpunim me Minstrinë e mirëqenies sociale, – tha Peshevski.

Për realizimin e këtij projekti për vitin 2017, janë siguruar më shumë se 873 milionë denarë apo 14 milionë e 200 mijë euro, do të thotë 2.6 milionë euro më shumë se sa ishin të siguruara në vitin 2016.

Gjatë dhjetë viteve të fundit, këto projekte kanë kushtuar rreth 50 milionë euro dhe deri tani janë punësuar 102 mijë njerëz. Momentalisht , të punësuar arrijnë shifrën e 43 mijë njerëz apo 43% të numrin total të popullësisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *