Home / Lajme / Botë / Irani e pranon se testoi një raketë, thotë se s’i lejon shtetet e jashtme t’i përzihen

Irani e pranon se testoi një raketë, thotë se s’i lejon shtetet e jashtme t’i përzihen

Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Hossein Dehghan, ka thënë sot se republika islamike e ka testuar një raketë të re, duke i konfirmuar lajmet e më hershem rreth kësaj çështje.

Por sipas Hossein, Irani nuk e ka shkelur marrëveshjen e vet me fuqitë botërore për programin bërthamor, apo rezolutën e Këshillit të OKB-së, transmeton Express.

“Testimi i fundit ishte në përputhje me planet tona dhe ne nuk do t’i lejojmë shtetet e jashtme që të përzihen në çështjet tona të mbrojtjes,” ka thënë Hossein.

Ndërkohë, një zyrtar amerikan tha të dielën se Irani e testoi një raketë balistike të gamës së mesme, e cila shpërtheu pasi që kishte udhëtuar 1.010 kilometra./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *