Home / Lajme / Botë / Ish-presidenti i Francës përballet me gjyq

Ish-presidenti i Francës përballet me gjyq

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, do të përballet me gjyq mbi akuzat se e kishte financuar jashtëligjshëm fushatën e vet presidenciale për zgjedhjet e 2012-s, bën të ditur një burim brenda gjyqësorit francez.

Sipas këtij burimi, edhe 13 persona të tjerë do të përballen me gjyq në të ashtuquajturën “Afera Bymgmalion,” në të cilën përfshihen akuza për shpenzime të tepruara dhe parregullsi në financim, transmeton Express.

Vendimi për të futur në gjyq Sarkozy-in vjen në një moment kur politikat franceze përballen me një vështrim kritik në rritje për shkak të financave të tyre personale para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në muajt prill dhe maj të këtij viti./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *