Home / Lajme / Kronika e zezë / Ish-ushtarit amerikan i vdiq nëna pasi Trump s’e lejoi të kthehej në shtëpi në SHBA

Ish-ushtarit amerikan i vdiq nëna pasi Trump s’e lejoi të kthehej në shtëpi në SHBA

Një ish-ushtarak, i cili ka shërbyer në Irak, aty ku edhe ka lindur, ka thënë se nëna e tij ishte e sëmurë dhe vdiq një ditë pasi e larguan nga SHBA-ja, si rezultat i urdhrit ekzekutiv të presidentit Donald Trump në mënyrë të menjëhershme, por edhe ndalimin e hyrjes për udhëtarët nga shtatë vende kryesisht myslimane

Mike Hanger ka thënë për median “Fox 2” se ai kishte udhëtuar në Irak bashkë me nënë e tij para zbatimit të këtij urdhri, me disa anëtarë të tjerë të familjes të cilët ishin banorë të përhershëm në SHBA. Në atë kohë, nëna e tij u sëmur, shkruan Time, transmeton Gazeta Express.

Nëna e tij kishte jetuar në SHBA që nga viti 1995 dhe ajo gjithashtu kishte edhe kartën jeshile “Green Card”.

Por, kur shkuan në aeroportin e Irakut për t’u kthyer në SHBA, vetëm ish-ushtari Hager, u lejua të kalojë, nëna e tij dhe familjarët e tjerë nuk u lejuan të hipnin në aeroplanin për SHBA.

Ai tregon se u detyrua ta lë familjen e tij prapa dhe të kthehet në shtëpinë e tij në Michigan. Një ditë më vonë, ai tregoi për Fox se nëna e tij vdiq, transmeton Express.

“Unë isha i tronditur kur mora lajmin. Unë e lash nënën time në karrigen me rrota, ata e larguan nga aeroporti duke mos e lënë të vije në shtëpinë e saj në SHBA. Ajo ishte shumë keq, u mërzit shumë.

“Ata na kanë shkatërruar familjen”, tha Hager për transmetuesin, “u nisa vetëm për SHBA, u detyrova t’i braktisja, ma shkatërruan familjen”./GazetaExpress/

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *