Home / Kryesoret / Ivanov do të realizoj takime me liderët e partive, fillon me Lëvizjen BESA
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-01 10:22:51Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Ivanov do të realizoj takime me liderët e partive, fillon me Lëvizjen BESA

Presidenti Gjorgje Ivanov sot do të takohet veçmas me liderët e partive politike, në të cilën do të bisedohet për situatën politike aktuale.

Konsultimet me partitë politike të përfaqësuara në Paralamentin e Republikës se Maqedonisë, janë me iniciativë të presidentit Ivanov.

Kabineti i Ivanovit njoftoi se takimi i parë do të realizohet në ora 12:00 me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në ora 13:00 më përfaqësuesit e “Aleancës për Shqiptarët”, në ora 14:30 më kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, në ora 16:00 me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev, dhë në ora 17:30 më kryetarin e VMRO-së Nikolla Gruevski.

Konsultimet e presidentit të RM-së me partitë politike, vijojnë pas takimit të presidentit Ivanov me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nikolla Ivanovski dhe pas takimit me shefin e delegacionit të EU në Maqedoni, Samuel Zhbogar.

Ivanon në takimin e mbrëmshëm më kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, tha se deri më tani ka vepruar sipas të drejtave, detyrave, përgjegjësive, duke respektuar Kushtetutën e RM-së.

Presidenti tha se edhe në lidhje me situatën politike aktuale do të veprojë në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe vetëm në interes të shtetit dhe në interes të qytetarëve të vendit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *