Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov, Hahn: Shtetet fqinje po na përzihen në punët e brendshme

Ivanov, Hahn: Shtetet fqinje po na përzihen në punët e brendshme

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka ngritur shqetësimin për ndërhyrjen e shteteve fqinje në punët e brendshme të shtetit të tij.

Gjatë takimit me eurokomisionerin Johanes Hahn, Ivanov ka shprehur pakënaqësi për mungesën e një reagimi politik për këtë çështje.

Presidenti i Maqedonisë kërkoi angazhim më aktiv dhe mbështetjen e komisionerit Hahn për krijimin e një stabiliteti politik dhe shmangien e tensioneve etnike për shkak të zgjatjes së krizës politike.

Në njoftimin për mediat të zyrës për shtyp të Presidentit Ivanov, thuhet se Hahn ka deklaruar se ka një rritje të ndërgjegjësimit në mesin e vendeve anëtare të BE-së në lidhje me domosdoshmërinë e zhbllokimit të  integrimit dhe për këtë qëllim është e nevojshme për të formuar një qeveri të  angazhuar për integrimin europian.

Ivanov ka theksuar se tejkalimi i krizës politike është vendimtare për Maqedoninë që të angazhohet plotësisht reformat dhe procesin e integrimit në BE.

Në takim është theksuar nevoja e formimit të një qeverie sa më shpejt të jetë e mundur, sepse vetëm institucionet plotësisht funksionale shtetërore do të jetë gati për t’u marrë me të gjitha sfidat.

Ivanov ka dhënë garancinë se do të veprojë sipas Kushtetutës dhe në interes të shtetit dhe qytetarëve të Maqedonisë dhe se ai pret që qeveria e re të ketë dy prioritete kryesore: së pari, mbrojtjen e interesave shtetërore të Republikës së Maqedonisë që do të thotë ruajtjen dhe forcimin e karakterit unitar të shtetit, dhe së dyti reforma sistematike pas krizës që do të mbulojë subjektet e sistemit të sigurisë kombëtare të vendit.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *