Home / Lajme / Rajon / Ja çfarë shkruante në letrën e ISIS dërguar UP’së

Ja çfarë shkruante në letrën e ISIS dërguar UP’së

Universiteti i Prishtinës është kërcënuar nga Shteti Islamik me anë të një letre të lënë në sallën ku kishte për qëllim të mbahej sot ceremonia e themelimit të 47’ë vjetorit në Fakultetin Filologjik

Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare në UP, Afrim Hoti ka thënë se dje kanë marrë një letër kërcënuese, e cila ishte e shkruar në emër të Shtetit Islamik.

“Do t’ju sulmojmë me datën 15.02 (shkurt) dhe shihemi te Zoti”, shkruante letra e lënë në sallën ku planifikohej të mbahej ceremonia, ka treguar Hoti për Gazetën Express.

Ai ka treguar se kjo ishte arsyeja e mosmbajtjes së ceremonisë në Fakultetin Filologjik dhe tha se letra iu është dërguar policisë.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *