Home / Shëndeti / Ja shenjat e hershme të autizmit

Ja shenjat e hershme të autizmit

Kohët e fundit, në spitalin e fëmijëve në Boston, mjekët kanë zhvilluar disa teste të cilat kanë konsistuar në analizimin e aktivitetit të trurit tek bebet me moshë 9-mujore, fëmijë të cilët konsideroheshin prej tyre si “faktorë rreziku” duke qënë se në familjen e tyre ka qënë një tjetër fëmijë autik (vëlla/motër).

Ky studim ka pasur si qëllim zbulimin e shenjave të hershme të autizmit, gjë e cila ka një rëndësi të madhe për të trajtuar simptomat. Ky studim ende nuk ka nxjerrë një pasqyrë të përfundimtare të rezultateve, e megjithatë mjekët shprehen se prindërit duhet të tregojnë kujdes ndaj disa tipareve të fëmijës duke filluar që në moshë të hershme.

Shenjat e hershme të autizmit

• Fëmija nga mosha 2-3 mujore nuk bën kontakt të drejtpërdrejtë dhe të shpeshtë me sy.

• Nga muaji i 3-të fëmija nuk ju qesh

.• Nga muaji i 8-të nuk e ndjek shikimin tuaj kur nuk jeni duke parë atë.

• Nga muaji i 9-të nuk belbëzon

.• Nga viti i parë i jetës nuk kthehet drejt jush në momentin që e thërrisni në emër. Nuk përshëndet me dorë “mirupafshim”.

• Nga muaji i 14-të nuk tregon interes ndaj gjërave

• Nga muaji i 18-të ai nuk luan.Sigurisht që çdo fëmijë është i ndryshëm, dhe për pasojë do të ketë zhvillim të ndryshëm, megjithatë nëse fëmija shfaq disa nga këto simptoma duhet të flisni me mjekun e tij.

Gjithashtu lexo

Të Panjohurat Efekte të Muçmollave Shqiptare

Muçmolla, fruti tipik që zbukuron oborret dhe kopshtet shqiptare Foto: WebLibrary Muçmolla është vogëlushja e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *