Home / Lajme / Maqedoni / Janeva: Është koha që opinioni ta dijë të vërtetën

Janeva: Është koha që opinioni ta dijë të vërtetën

Deri tani i kemi injoruar, por tanimë është koha që opinioni të dijë se gjyqtarët nuk mund të fshihen pas funksioneve të tyre, duke u thirrur në imunitet dhe liri si dhe gjyqësor të pavarur, për shkak se kemi të bëjmë me një shkelje të procedurës penale, tha prokurorja Katica Janeva, duke kujtuar se shumë vendime të Gjykatës Evropiane për të drejtat e Njeriut në Strasburg kanë të bëjnë pikërisht me shkeljen e asaj kornize procedurale, shkruan Deutsche Welle, përcjell Gazeta Express

Prokurorja Speciale Publike njoftoi ankesa deri te Këshilli për vërtetimin e fakteve, por edhe një akuzë penale.

“Tashmë janë përgatitur ankesat deri te Këshilli për vërtetimin e fakteve, për gjyqtarët të cilët i kanë shkelur procedurat penale në lidhje në pjesën para-hetimore dhe procedurën hetimore, por edhe në seancat e planifikuara të lëndëve. Një ankesë të tillë do të ketë edhe për gjykatësen Tatjana Mihajllova, kurse kundër saj të çojmë edhe një procedurë sipas nenit 361 të Kodit Penal, për falsifikim të një dokument zyrtar”, ka deklaruar Janeva për Deutsche Welle.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *