Home / Showbiz / Kanita Suma: Akoma herët të realizoj album, ja kariera ime nga X Factor deri më sot
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-07 23:49:56Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comÿyÑnU

Kanita Suma: Akoma herët të realizoj album, ja kariera ime nga X Factor deri më sot

Në një intervistë ekskluzive për Agjencinë e lajmeve Zhurnal, këngëtarja e re Kanita Suma vjen duke rrëfyer kështu karierën e saj që në fillim tek X Factor e deri në projektet e reja.

Zhurnal: Keni filluar të këndoni që kur keni qenë në moshë shumë të re? Ka qenë kjo e vështirë për ju?

Kanita Suma: Në fakt në atë moshë që kisha aq e vogël nuk mund të them se ka qenë e lehtë ngaqë ka qenë një punë shumë e madhe si një fëmijë për mua por mund të them që dëshira ime për muzikën që unë të vazhdoj dhe që gjithcka të bëhet më e lehtë është familja ime ajo që më përkrah në cdo moment.

Zhurnal: Si lindi ideja që të merrni pjese në X Factor?

Kanita Suma: Ideja për në X Factor lindi shumë spontanisht. Në tv kishte shumë reklama për x factor dhe thash pse jo pse të mos marr pjesë ashtu që shkova në audicione duke mos e menduar që do të vazhdoj ngaqë unë isha shumë e vogël dhe rregullat nuk lejonin që të vazhdoj më tej, por regjisorja Vera Grabocka bëri c`mos shkoi në Angli për të marrë licence që unë të mund të isha pjesë e atij spektakli, pas disa muajsh më thirën dhe më thanë që jam pjesë e spektaklit, gjatë gjithë kohës kam qëndruar atje mund të them se ka qenë një nga eksperiencat e mia më të mira, gjithashtu arrita deri në gjysëmfinale ku për mua si një 11 vjecare ishte dicka shumë e mirë që nuk e harroj asnjëherë.

Zhurnal: Çfarë mendoni, sa është e rëndësishme fillim i mbarë kjo për ju?

Kanita Suma: Menjëherë pas X Factor fillova të punoj këngët e reja të sjell klipe dhe sigurisht që ka qenë një fillim i mbarë, gjithashtu realizova dhe klipin tim të fundit “Don`t let me go” , është një këngë që e kemi punuar shumë dhe është mirëpritur mirë nga publiku.

Zhurnal: Me kë keni bashkëpunuar më shumë?

Kanita Suma: Më pëlqejnë shumë bashkëpunimet, unë kam bërë disa ku të gjitha kanë qenë të suksesshme.

Zhurnal: Cilat janë momentet më frymëzuese për ju, gjatë paraqitjes në skenë?

Kanita Suma: Moment frymëzues është vet për mua muzika dhe padyshim përkrahësit e mi.

Zhurnal: Sa video-klipe keni realizuar gjithësej?

Kanita Suma: Gjithësejt kam realizuar diku 7 klipe ku secili ka vecantinë e tij e një nga më të suksesshmit ky i fundit.

Zhurnal: Cili është suksesi juaj më i madh?

Kanita Suma: Cdo gjë e re nga ana ime është sukses i madh unë po rritem profesionalisht dhe padyshim që eksperienca e bën të veten.

Zhurnal: Kur keni në plan të realizoni albumin tuaj të parë?

Kanita Suma: Mendoj se është akoma herët të bisedohet për album ngaqë jam e re në këtë industri dhe kam nevojë akoma përkëshilla pasiqë albumi duhet të jetë i kompletuar.

Zhurnal: Çfarë të pëlqen të bësh në kohën e lirë?

Kanita Suma: Në kohën time të lirë shpesh ushtroj piano ose këndoj, shoh ndonjë film me shoqe etj.

Gjithashtu lexo

Emina Cunmulaj besnike e rrënjëve të saj, shfaqet vezulluese në veshje kombëtare (Foto)

Modelja e njohur shqiptare, që prej vitesh karrierën e ka të përqendruar në SHBA, është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *