Home / Kryesoret / Katër të punësuarit e parë shqipëtarë si infermierë në Gjermani nën ndërmjetësim të Mevaip Bearit

Katër të punësuarit e parë shqipëtarë si infermierë në Gjermani nën ndërmjetësim të Mevaip Bearit

Farije Miftari nga Gostivari, Zada Gjimshiti nga Bujanovci,Nebahat Ajruli nga Shkupi dhe Gentian Kaloshi nga Tirana janë katër ndër ata 100 infermierët e parë shqipëtarë të cilët do të punësohen me ndërmjetësim të këshilltarit shëndetësorë Mevaip Beari, si infermierë në Essen të Gjermanisë.

Siç njofton vet ndërmjetësuesi, Mevaip Beari tashmë këta katër tashmë janë vendosur në Spitalit më modern në Essen Alfried Krupp Krankenhaus të Gjermanisë dhe në ndërkohë përgatitet vendi i punës adekuat.

“Këto 4 persona prej ditës së hënë fillojnë tre ditë me hospitim, dhe më pas e marrin kontratën e punës për 1 vit”, kështu deklaroi për Akmakos, Mevaip Beari.

Ja kushtet për punësim si infermierë të shqiptarëve të Maqedonisë në Gjermani..

Eksperti i infermierisë në Essen të Gjermanisë Mevaip Beari ka bërë të ditur kushtet për aplikimin e 100 infermierëvë për punë në Gjermani. Më poshtë i keni të numëruara në mënyrë taksative të gjitha kriteret..

Kriterët Për Aplikimin e Dokumentave janë: 1.)5-10 Min në Skype ose Viber një Intervistë me mua e shkurt. Nëse Intervista është Positiv 2.)Atherë e dorzoni Biografin Tuaj të Përkthyer Gjermanishtë Diplomën dhe ndonjë Certifikatë se Ku keni qenë më së fundi ne cilën Rapartë të Spitalit si Infermierë edhe at Gjithashtu të Përkthyer në gjuhën Gjermane dhe Pasaportin një Fotokopje. 3.) Pastaj Vazhdon Prozesi me Ndermjetsimin tim në Spitalët përeth Essenit dhe Düsseldorfit, në Shpijët e Plecve dhe në të tjera Shërbime Infermeriore që kanë nevojë Për Infermierë/re Pastaj nëse është Pajtimi në një Rogë Ligjorë atherë fillon faza Finale e Kontratës Për Punë, kjo Kontratë Vazhdon nfillim Për 1 Vitë për Pranimin e Diplomës Maqedone në ket vendë Në kta 12 Muajt nfillim e keni si kushtë me e msu gjuhën Gjermane ktu dhe në fund duhet me e bë një Provim për Njohjen e Gjuhës Gjermane e kjo është B2 dmth keni kohë ktu 12 Muajë per msimin e Gjuhës. Kto Dokumentet me Kontratën e Punës dërgohen te Agjensioni për shkëmbim dhe Ndermjetsim Qendror të Punëtorve. Nëse Kto Dokumentet i Plotsojnë krejt kushtet që nevojiten atherë shkon leja e juaj për Pune direkt në Ambasadën Gjermane në Shkupë. Un si Ekspert i Infermieriese Jam Manageri i juaj deri sa të u Pranohet Diploma në kët vendë dmth 12 Muaj Une paguhem prej Spitaleve ktu nê kët vendë dmth ket shërbim e bëj unë për Kollegët e Vendlindjes time Falas.
Me Respekt Eksperti i Infermierisë Mevaip Beari.

 

Gjithashtu lexo

Gjykata refuzon ankesat e të akuzuarve në lëndën “Trezor”

Këshilli për vlerësimin e aktit prokuror në Gjykatën Penale, në lëndën e PSP-së të njohur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *