Home / Lajme / Botë / Kjo është kirurgia 90-vjeçe që i ka kryer 10 mijë operacione (FOTO)

Kjo është kirurgia 90-vjeçe që i ka kryer 10 mijë operacione (FOTO)

Kirurgia më e vjetër në Rusi, e cila këtë vit mbush 90 vjet ka kryer 10 mijë operacione, thotë se nuk e ka ndërmend të dalë në pension.

Alla Ilyinichna Levushkina 89-vjeçe, e cila për më shumë se 68 vjet, punon me bisturi në dorë, thotë se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga profesioni i saj, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon fakti se vazhdon të kryejë nga katër operacione në ditë në një spital në qytetin Ryazan afër Moskës.

Edhe pse e gjatë vetëm 150 centimetra, ajo gjithmonë bën të pamundurën që të sigurohet se mund të arrijë të prekë çdo pjesë të pacientit.

89-vjeçarja ka punuar për më shumë se 30 vjet si kirurge nëpër terrene malore të Rusisë, ku udhëtohej vetëm me helikopterë.

Por tani ajo është rikthyer në qytetin e lindjes Ryazan ku edhe u shkollua, dhe po vazhdon të kryejë profesionin e saj me plot dashuri.

“Të qenit mjek nuk është vetëm një profesion por edhe një mënyrë e jetesës”, ka deklaruar ajo kur është pyetur se pse nuk ka dalë në pension.

Mosha e saj në profesionin që e ushtron ka pasur raste kur i ka shkaktuar probleme, pasi shumë pacientë ishin skeptikë nëse do të duhej të futeshin në duart e saj.

Por në momentin që e kuptonin se ajo është shumë e sigurt në punën që e bën, atëherë gjithçka ndryshonte.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *