Home / Shëndeti / Kjo grua do që t’ia shihni gjoksin, mund t’jua shpëtojë jetën! (Foto)

Kjo grua do që t’ia shihni gjoksin, mund t’jua shpëtojë jetën! (Foto)

Një grua ka postuar online një foto të gjoksit të saj, për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit.

Kylie Armstrong, nga Australia, u diagnostikua me kancer pas një ndryshimi të lehtë në lëkurën e saj.

Ajo u shqetësua dhe bëri një vizitë te mjeku.

“Shikojeni me vëmendje këtë foto. Janë vetëm tre gropëza të vogla në fund të gjirit. Janë shenjat e kancerit. Ja si duket kanceri im i gjirit. Nuk ka gunga dhe as ndonjë cist, siç ndodh zakonisht”.

Mjeku nuk e dalloi dot, por gruaja insistoi se kishte diçka.

Ai e rekomandoi të bënte një mamografi.

Sërish i pasigurt, i kërkoi të bënte një analizë me ultratinguj, që zbuloi se ajo kishte kancer.

“Ato tre gropëza të vogla e kanë kthyer përmbys jetën time dhe të familjes sime”.

“Po e ndaj këtë foto sepse shumëkush mendon se kanceri i gjirit vjen kur ke ndonjë gungë ose kokërr në gji”.

“Nëse shihni ndonjë ndryshim tek gjoksi juaj, ju lutem shkoni menjëherë te mjeku. Mund të shpëtoni jetën”.

Fotoja e saj është shpërndarë mijëra herë.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *