Home / Lajme / Rajon / Koha Ditore e falsifikon historinë – e bën Veton Surroin shef të delegacionit që shkoi në Rambouillet

Koha Ditore e falsifikon historinë – e bën Veton Surroin shef të delegacionit që shkoi në Rambouillet

Dje, pothuaj të gjithë ata që kanë marrë pjesë në bisedimet e Rambouillet, e kanë përkujtuar përvjetorin e 18’të, të këtij procesi negociator që çoi në çlirimin e Kosovës. Por, këtë në mënyrë më të veçantë e ka bërë portali i Gazetës “Koha Ditore”, nëpërmjet një artikulli të kombinuar me fotografi.

Në tekstin e titulluar “18 vjet më parë, delegacioni i Kosovës për në Rambouillet u nis nga redaksia e “Kohës Ditore”, kjo gazetë i jep rol qendror Veton Surroit, që sigurisht ka qenë njëri nga pjesëmarrësit e rëndësishëm bashkë me Blerim Shalën, por jo ndonjë figurë aq unfikuese sa për t’i mbledhur të gjithë dhe për t’i drejtuar drejt Francës.

Siç shihet në bazë të fotografive, në Kohën Ditore atëbotë ishin mbledhur vetëm disa figura që kanë pasur një influence të vogël në skenën politike përfshirë Rexhep Qosjen, Hydajet Hysenin, Bajram Kosumin etj. Por, aty nuk ishin shfaqur pjesëtarët e delegacionit nga Lidhja Demokratike e Kosovës(përjashto Fehmi Aganin), e aq më pak ata të UÇK’së që drejt Rambouillet ishin përcjellë me “xhipat” e Misionit Verifikues që drejtohej nga William Walker e disa të tjerë edhe nga Shqipëria.

Siç, shihet në bazë të fotografive Rugova ia ka dhënë dorën Surroit vetëm në Aeroportin e Prishtinës.

Por, në artikullin e “Kohës”, Surroi del të jetë figura qendrore e këtyre bisedimeve dhe si bartës i këtij procesi negociator edhe pse në Rambouillet bashkë me Shalën ata ishin si të pavarur.

Pas bisedimeve plotë tensione, Rugova kishte pranuar që pala kosovare kishte vendosur që delegacioni të udhëhiqet nga Hashim Thaçi si përfaqësues i UÇK’së.

 

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *