Home / Lajme / Maqedoni / Komisioneri Hahn nuk do të përzihet për themelimin e Qeverisë

Komisioneri Hahn nuk do të përzihet për themelimin e Qeverisë

Mediat në Maqedoni kanë publikuar detaje nga takimi i delegacionit të VMRO-DPMNE-së udhëhequr nga eurokomisari Johannes Hahn, për të cilën ende nuk janë dhënë deklarata zyrtare.

Në takimin që zgjati dy orë, kanë qenë të hapura më shumë tema. Temat kryesore kanë qenë organizimi dhe rezultati i zgjedhjeve, periudha pas-zgjedhore dhe përpjekja për të formuar qeverinë, debati për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, PSP, platforma e partive politike shqiptare, rreziqet nga përdormi i kësaj platforme si një mënyrë për rishikim të marrëveshjes së Ohrit, planet dhe qëllimet nëse VMRO-DPMNE do të formojë qeverinë, duke i përfshirë edhe reformat, praktika për koalicion nëpërmjet parimit fituesi me fituesin në Maqedoni, përparësitë dhe mangësitë për koalicion të gjerë.

“Eurokomesari Hahn i ka paraqitur mendimet e tij, të cilat janë identike me deklarata e tij publike në konferencën e djeshëm për shtyp, ku edhe më parë nëpërmjet rekomandimeve të cilat më herët janë dërguar nëpërmjet pres-konferencave të zëdhënësve të Unionit Europian, ku është thënë se Unioni Europian nuk do të përzihet në atë se kush me kë do të bëjë koalicion dhe se çfarë vendime do të sjellin partitë politike në lidhje me krijimin e qeverisë”, deklaroi Ivo Kotevski për “Republika” dhe shtoi se takimi ka qenë e dobishme për informim të ndërsjellë dhe argumentimin e qëndrimeve dhe shpjegimin e principeve për të gjitha pozitat sipas pyetjeve të ndryshme.

Delegacioni i partisë iu falënderua Komesarit Hahn për përpjekjet për të ndihmuar shtetin.

Në takimin nga ana e VMRO-DPMNE-së morën pjesë Nikolla Poposki, Nikolla Todorov, Vllatko Gjorçev, Ilija Dimovski dhe Aleksandar Nikollovski.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *