Home / Kryesoret / “Komitët” kanë rrahur kosovarët në sheshin e Shkupit

“Komitët” kanë rrahur kosovarët në sheshin e Shkupit

Tifozët famëkeq të klubit futbollistik “Vardari”, “Komitët” kanë rrahur keq disa kosovarë pas përfundimit të ndeshjes se djeshme Shkëndijën e Tetovës. Katër të lënduar më lehtë dhe një me lëndime të rënda në kokë, janë kosovarët të cilët nga Komitët ishin takuar në sheshin e Shkupit.

Burime policore për gazetën KOHA kanë informuar se pas ndeshjes janë arrestuar katër tifozë, ndërsa hetohen dhe të tjerë që rrahën të rinjtë nga Kosova, të cilët në Shkup ishin për vizitë vikendi. Ndryshe, nuk është hera e parë qe huliganët e ashtuquajtur “Komiti” sulmojnë shqiptarët e pafajshëm nëpër qytet. Vjet, sulmuan disa nxënës shqiptarë mu në sheshin e Shkupit, ndërsa vite më parë, rrahën edhe gratë nëpër shtëpitë shqiptare në Nerez të Shkupit.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *