Home / Lajme / Maqedoni / Kompensim në të holla për nxënësit e shpërblyer të shkollave të mesme në gara ndërkombëtare
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-09 11:27:36Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Kompensim në të holla për nxënësit e shpërblyer të shkollave të mesme në gara ndërkombëtare

Kompensim mujor në të holla do të marrë çdo nxënës i shkollës së mesme nga Maqedoni i cili do të marrë pjesë në ndonjërën prej trembëdhjetë garave të pranuara ndërkombëtare dhe që do ta fitojë njërin prej tri vendeve të para.

Këtë masë të re sistemore stimuluese e cila është pjesë e paketës 40 masa për të rinj, sot e kumtoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski me ç`rast sqaroi se nëse nxënësi dhe mësimdhënësi i cili e ka mentoruar e ka plotësuar kushtin do t`i fitojnë nga 12.000 denarë për medaljen e arit, 10.000 për të argjendtë dhe 8.000 denarë për medaljen e bronztë gjatë tërë vitit.

“Për këtë qëllim në vijim është konkursi i cili është publikuar në faqen e internetit të MASH, www.mon.gov.mk dhe do të jetë aktiv për të aplikuar, gjegjësisht për dorëzimin e dokumentacionit përkatës deri më 31 gusht të këtij viti”, theksoi Ristovski.

Informoi se deri më tani kanë mbërritur tre aplikacione dhe se janë në fazën e shqyrtimit.

“Pres se numri do të rritet, duke e pasur parasysh atë se Maqedonia ka potencial të mirë dhe nxënës mjaft të talentuar,” tha Ristovski.

Në periudhën që pason, zëvendësministri theksoi se do të paguhet kompensimi i njëfishtë mujor në lartësi prej 50 për qind të neto pagës mesatare në vend për nxënësit të cilët do ta fitojnë vendin e parë në një garë shtetërore për të gjitha lëndët.

Paraqitja është deri në fund të vitit. Kompensimi i njëfishtë prej 50, 40 dhe 30 për qind të neto pagës mesatare pason edhe për nxënësit të cilët e kanë zënë vendin e parë, të dytë dhe të tretë në një garë ndërkombëtare nga matematika dhe shkencat natyrore, me çka aplikimi do të zgjasë deri më 31 gusht.

Gjatë dy viteve të kaluara për këto dy baza MASH ka paguar 450 shpërblime në të holla.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *